Shkurt 28, 2024 20:43 Europe/Tirane
  • Siria: Perëndimi mbyll sytë ndaj armëve bërthamore të Izraelit

Ministri sirian i Punëve të Jashtme, Faisal al-Mekdad, dënoi standardet e dyfishta të vendeve perëndimore për çarmatimin bërthamor duke thënë se Perëndimi mbyll sytë ndaj armëve bërthamore në dispozicion të regjimit izraelit.

Faisal al-Mekdad i bëri komentet e tij gjatë një takimi të anëtarëve të Konferencës për Çarmatimin në Gjenevë.

"Vendet perëndimore këmbëngulin në ndjekjen e një qasjeje, qëllimi i së cilës është të ruajnë dominimin e tyre ushtarak në botë me çmimin e paqëndrueshmërisë në vendet e tjera," shtoi ai.

Duke iu referuar agresionit izraelit kundër Rripit të Gazës, ai theksoi: “Nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk do të kishin mbështetur regjimin izraelit në agresionin e tij kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës, lufta nuk do të kishte zgjatur pesë muaj".

Al-Mekdad gjithashtu vuri në dukje: "Kjo konferencë përbën një mundësi për vendet anëtare që t'u kthehen angazhimeve të tyre në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve për mospërhapjen e armëve bërthamore për të mbrojtur njerëzimin nga lufta".

Ministri i Jashtëm sirian shtoi: "Përvoja e Sirisë gjatë bashkëpunimit të saj me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) tregoi se ekziston një polarizim i rrezikshëm që synon të sigurojë dominimin e qasjes perëndimore në sekretariatin teknik të OPCW përsa i përket Sirisë".

Ai shtoi se qasja e Perëndimit ndaj çështjes së Sirisë ka intensifikuar kërcënimin e terrorizmit kimik në mbarë botën.

 

Tags