Shkurt 29, 2024 09:54 Europe/Tirane
  • Ministrit të Sigurisë së Brendshme të Izraelit i hiqet autoriteti për të menaxhuar Xhaminë Al-Aksa

Të mërkurën mbrëma, kabineti i luftës i regjimit sionist ia hoqi ministrit të Sigurisë së Brendshme të Izraelit, Itamar Ben-Gvir autoritetin dhe kompetencat që kishte në administrimin dhe menaxhimin e Xhamisë Al-Aksa.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Itamar Ben-Gvir, Ministri i Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist, në përgjigje të lajmit për heqjen e përgjegjësisë së tij nga Xhamia Al-Aksa tha: "Pres që Netanyahu të mohojë lajmet se kabineti i luftës më çliron nga përgjegjësia për Xhaminë Al-Aksa".

Nga ana tjetër, Yair Lapid, lideri i opozitës, në përgjigje të marrjes së përgjegjësisë nga Ben-Gvir, e vlerësoi vendimin e kabinetit të luftës dhe e cilësoi atë një veprim të drejtë.

Urimi i Lapid për kabinetin e luftës për heqjen e përgjegjësisë së Ben-Gvir vjen një javë pasi ai tha në fjalimin e tij në Knesset-in (Parlamentin) e regjimit sionist më 20 shkurt se kabineti izraelit duhet të tërheqë nga Ben-Gvir autoritetin për të menaxhuar situatën në qytetin Kuds dhe në Bregun Perëndimor gjate muajit te Ramazanit dhe të veprojë sipas këshillave të organit të sigurimit të këtij regjimi.

Kreu i opozitës vazhdoi: "Nuk është e mundur të hyjmë në muajin Ramazan kur në krye një të përgjegjësie të tillë është një njeri kaq konfuz."

Lapid besonte se Ben-Gvir nuk mund ta ruajë sigurinë e regjimit izraelit.

 

Tags