Prill 11, 2024 11:05 Europe/Tirane
  • Sulmohen 4 anije amerikane dhe izraelite në operacionet jemenase

Gjeneral-brigade Jahja Sarei, zëdhënësi i ushtrisë jemenase, njoftoi të mërkurën më 10 prill, se katër mjete lundruese, duke përfshirë një anije luftarake amerikane, u sulmuan nga dronët dhe raketat e veta tokë-det në ujërat e Gjirit të Adenit në kuadër të fushatës së solidaritetit të tyre me palestinezët në Rripin e Gazës.

Duke e bërë të ditur këtë lajm në një fjalim televiziv, Jahja Sarei tha se ushtria jemenase sulmoi anijet "MSC DARWIN", "MSC GINA" dhe "MAERSK YORKTOWN", si dhe një destrojer amerikan. Ai deklaroi se operacionet e forcave të armatosura të Jemenit në Detin e Kuq dhe në Detin Arabik, si dhe gjithashtu në Oqeanin Indian do të vazhdojnë deri në ndalimin e agresionit të armikut dhe përfundimin e bllokadës ndaj kombit palestinez në Rripin e Gazës.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi të martën se një raketë balistike anti-anije që u qëllua nga Huthët dhe që ndoshta kishte shënjestruar anijen "MAERSK YORKTOWN" u shkatërrua mbi Gjirin e Adenit. Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCOM) shtoi se në këtë incident nuk u raportuan viktima ose dëmtime në anijet amerikane, të koalicionit apo në ato tregtare.

 

Tags