Prill 28, 2024 12:16 Europe/Tirane

Mijëra protestues kundër regjimit sionist janë mbledhur në Tel Aviv, duke bërë thirrje për t'i dhënë fund luftës së vazhdueshme gjenocidale të regjimit izraelit kundër Rripit të Gazës.

Tubimet u zhvilluan të shtunën në qytetin bregdetar Tel Aviv. Përleshjet shpërthyen pasi pjesëmarrësit e zemëruar bllokuan autostradën kryesore të qytetit.

Regjimi nisi luftën në tetor, pas Stuhisë al-Aksa, një operacion hakmarrës nga grupet e Rezistencës së Gazës kundër territoreve të pushtuara, gjatë të cilit qindra izraelitë u zunë rob.

Lufta deri më tani ka marrë jetën e së paku 34,356 palestinezëve, kryesisht gra dhe fëmijë.

Në nëntor, lëvizja e rezistencës Hamas liroi 105 robër në këmbim të 240 të burgosurve palestinezë, si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi katërditore.

Grupi ka ofruar lirimin e pjesës tjetër të robërve në këmbim të një armëpushimi të plotë. Megjithatë, regjimi jo vetëm që ka refuzuar të pranojë kërkesën, por ka rritur ndjeshëm edhe agresionin e tij kundër rripit bregdetar.

Demonstruesit i bënë thirrje regjimit që t'i japë fund sulmit brutal ushtarak, në mënyrë që të mund të kthejë robërit.

Ata duhet të ndalojnë luftën...për t'i rikthyer ata..., të ndalojnë vrasjet, të ndalojnë hakmarrjen ndaj popullit palestinez dhe të fillojnë negociatat”, tha për AFP një protestues, i quajtur Zach.

Ata duan ta bëjnë këtë luftë të zgjasë sa më gjatë, duke mbajtur karrigen e tyre”, tha për agjencinë Reuters një tjetër protestues, i quajtur Nadav Zohar.

Protestat janë mbajtur në Tel Aviv si dhe në vende të tjera në të gjithë territoret e pushtuara në baza javore që nga viti i kaluar, me pjesëmarrës të tërbuar kundër regjimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu, të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij.

 

Tags