Prill 28, 2024 12:19 Europe/Tirane
  • Raporti: Ulet në Riad avioni izraelit i përdorur më parë nga zyrtarët e Mossadit

Një aeroplan privat, i përdorur më parë nga zyrtarë të agjencisë së spiunazhit të regjimit izraelit Mossad, thuhet se u ul në kryeqytetin saudit mes gjasave për rifillimin e bisedimeve të normalizimit midis Riadit dhe Tel Avivit.

Transmetuesi publik Makan i regjimit sionist e lëshoi raportin të shtunën, duke thënë se avioni ishte nisur nga aeroporti Ben Gurion në territoret e pushtuara më herët gjatë ditës.

Aeroplani ishte përdorur gjatë muajve të fundit për të transportuar zyrtarë të Mossad-it, si dhe zyrtarë të të ashtuquajturit "shërbimi i sigurisë së brendshme" të regjimit, Shin Bet, vuri në dukje raporti.

Këtë herë, avioni dyshohet se mbante zyrtarë të lartë izraelitë, të cilët do të vazhdojnë bisedimet për normalizimin e mundshëm të marrëdhënieve midis mbretërisë saudite dhe regjimit sionist.

Kanë qenë të shumta spekulimet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen të ndërmjetësojnë afrimin e mundshëm.

Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Sudani dhe Maroku nënshkruan me regjimin izraelit në vitin 2020 marrëveshje normalizimi të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, duke shkaktuar dënime nga palestinezët, të cilët i kritikuan marrëveshjet si "një thikë në shpinë të kauzës palestineze dhe popullit palestinez".

Në fillim të këtij muaji, gazeta "The Wall Street Journal" tha se administrata e presidentit amerikan Joe Biden "po nxit për një marrëveshje diplomatike të gjatë" në muajt e ardhshëm që do të shtyjë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për njohjen e shtetësisë palestineze "në këmbim të njohjes diplomatike nga Riadi".

Në këmbim të "njohjes së Izraelit", Mbretërisë do t'i ofrohej një marrëdhënie ushtarake "më formale" me Uashingtonin, ndihmë në arritjen e "fuqisë civile bërthamore" dhe "një shtytje e përtërirë për një shtet palestinez".

Bisedimet rreth shtensionimit të mundshëm midis Tel Avivit dhe Riadit vijnë ndërsa ky i fundit u raportua se i kishte vendosur bisedimet e normalizimit "në akull" në muajin tetor për shkak të fillimit të luftës gjenocidale të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës që deri më tani ka marrë jetën e të paktën 34,356 palestinezëve, kryesisht gra dhe fëmijë.

 

Tags