Prill 30, 2024 09:17 Europe/Tirane
  • Sionistët kanë frikë nga lëshimi i një urdhër-arresti për zyrtarët e regjimit izraelit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

Në një raport, media amerikane “NBC News” bën të ditur për frikën e sionistëve për lëshimin e urdhrit të arrestit për Kryeministrin, Ministrin e Luftës dhe zyrtarë të tjerë të lartë ushtarakë të regjimit gjenocidal izraelit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC).

Media amerikane “NBC News” duke cituar një zyrtar sionist, tha se regjimi izraelit është jashtëzakonisht i shqetësuar se Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) mund të lëshojë ​​një urdhër arresti për kryeministrin Benjamin Netanyahu, ministrin e mbrojtjes Yoav Galant dhe zyrtarë të lartë ushtarakë të regjimit sionist. Tre vjet më parë, Gjykata Penale Ndërkombëtare filloi një hetim mbi krimet e luftës të kryera nga regjimi sionist në luftën me Hamasin në vitin 2014. Karim Khan, Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, në dhjetor pas vizitës së tij në Gaza, njoftoi se hetimi i tij ishte i shpejtë, i saktë, vendimtar dhe i bazuar në prova të forta. Presioni ndaj regjimit sionist për të ndaluar krimet e luftës në Rripin e Gazës është rritur shumë. Edhe pse regjimi izraelit mohon akuzën për gjenocid në Rripin e Gazës, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka pranuar të hetojë ankesën e qeverisë së Afrikës së Jugut në lidhje me gjenocidin e këtij regjimi në Gaza.

Tags