May 02, 2024 19:19 Europe/Tirane
  • Sekretari i Përgjithshëm i Ansar Allah të Jemenit: Gjenocidi është bërë sjellje e përditshme e sionistëve

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Ansarullah në Jemen e konsideroi gjenocidin në Rripin e Gazës si sjellje të përditshme të regjimit sionist.

Që nga 7 tetori 2023, regjimi sionist vazhdon të sulmojë Rripin e Gazës pavarësisht nga kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare. Në këto sulme ranë dëshmorë 34 mijë e 596 palestinezë dhe u plagosën 77 mijë e 816 persona. Sipas kanalit televiziv "Al-Masira", Sejed Abdul Malik Badr al-Din al-Houthi, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Ansarullah në Jemen, tha të enjten se në fund të muajit të shtatë, agresioni i regjimit sionist është bërë sjellje e përditshme e regjimit sionist. Duke iu referuar krijimit të 140 varreve masive nga sionistët në zonën Barikeh të Gazës, Sejid Abdul Malik Badr al-Din al-Houthi shtoi se regjimi izraelit ekzekutoi qindra njerëz në këtë zonë dhe i varrosi në varre masive dhe kreu gjenocid, madje duke vrarë pacientë dhe personel mjekësor. Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Ansarullah të Jemenit deklaroi se bllokada e Rripit të Gazës është një nga mjetet gjenocidale të cilës i është drejtuar regjimi okupator izraelit me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Abdul Malik Badreddin al-Houthi theksoi: Rezistenca e luftëtarëve palestinezë ka shkaktuar dështimin e sionistëve në arritjen e qëllimeve të tyre dhe ajo që ka habitur amerikanët dhe izraelitët është sulmi me raketa i rezistencës nga Gaza mbi vendbanimet sioniste. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Ansarullah në Jemen, demonstratat paqësore të studentëve amerikanë në këtë vend i konsideroi shkak skandali për autoritetet amerikane dhe i tregoi botës se titujt e tyre janë fals pasi nuk tolerojnë protesta paqësore.

 

Tags