May 02, 2024 19:22 Europe/Tirane
  • Dhjetra palestinezë ranë dëshmorë në sulmet e ushtrisë sioniste në Rripin e Gazës

Dhjetra palestinezë ranë dëshmorë në sulmet e fundit të ushtrisë sioniste në Rripin e Gazës.

Sipas IRNA, Ministria e Shëndetësisë palestineze njoftoi sot se të paktën 28 ​​palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe 51 persona janë plagosur në sulmin e regjimit sionist në zona të ndryshme të Rripit të Gazës në 24 orët e fundit. Me këtë përllogaritje, numri i dëshmorëve të sulmeve të pushtimit sionist në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 34 mijë e 596 persona dhe numri i të plagosurve është rritur në 77 mijë e 816 persona. Në të njëjtën kohë, forcat e ndihmës në Rripin e Gazës po përpiqen të nxjerrin trupat e dëshmorëve nga nën rrënojat e shtëpive me pak mjete në dispozicion. Një lajm tjetër është se ushtria e regjimit sionist sulmoi dhe arrestoi një numër palestinezësh në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe të pushtuar të Kudsit.  Sipas njoftimit të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, në Bregun Perëndimor janë raportuar dhe regjistruar arrestime arbitrare kolektive dhe të paligjshme dhe raste të shumta të torturës dhe formave të tjera të keqtrajtimit të të burgosurve palestinezë.

 

Tags