May 04, 2024 08:44 Europe/Tirane
  • UNRWA: Me dhjetëra fëmijë humbasin nënat e tyre në Rripin e Gazës çdo ditë

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinez (UNRWA) njoftoi se çdo ditë 37 fëmijë humbasin nënat e tyre si pasojë e sulmeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës.

UNRWA në rrjetin social X ka shkruar se më shumë se 10 mijë gra janë martirizuar dhe 19 mijë të tjera janë plagosur në sulmet e vazhdueshme të regjimit sionist që filluan më 7 tetor 2023 dhe po vazhdojnë deri më sot. Sipas këtij raporti, UNRWA, duke iu referuar kushteve të rënda të grave në Gaza, njoftoi: Situata është e tmerrshme, më shumë se 155 mijë gra shtatzëna ose me fëmijë të vegjël po përballen me probleme të rënda në furnizimin me ujë dhe shërbime sanitare. Më herët agjencia UNRWA në një raport njoftoi se në katër muajt e luftës me Izraelin çdo 10 minuta një fëmijë bie dëshmor në Rripin e Gazës, gjë e cila është më shumë sesa në katër vitet e konflikteve në mbarë botën.

Tags