May 07, 2024 20:17 Europe/Tirane
  • Hamasi paralajmëron se pushtimi i Rafahut e shtyn rajonin drejt katastrofës

Lëvizja e rezistencës palestineze Hamas deklaroi se sulmi izraelit në Rafah në Gazën jugore do të përkeqësojë katastrofën humanitare në të gjithë territorin e rrethuar.

Në një deklaratë të publikuar të martën, lëvizja Hamas tha se inkursioni i Izraelit në vendkalimin Rafah synon të minojë përpjekjet e vazhdueshme për armëpushim.

Gjatë sulmit të sotëm në Rafah forcat izraelite kanë vrarë të paktën 35 civilë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, në 12 orë.

“Duke vendosur të mbyllë pikën kufitare Rafah dhe Kerem Shalom, Izraeli po e çon rajonin drejt një katastrofe dhe po vazhdon politikën e tij të urisë dhe persekutimit të palestinezëve”, thuhet në deklaratë.

Raportet thonë se pushtimi i Rafahut do të zhvendosë më shumë se 1 milion palestinezë, do të ndërpresë ndihmën humanitare dhe do të bllokojë palestinezët e sëmurë dhe të plagosur që të marrin trajtim mjekësor.

Inkursioni erdhi pasi Hamasi tha se kishte rënë dakord për një propozim armëpushimi të paraqitur nga Katari dhe Egjipti. Por regjimi izraelit tha se marrëveshja e propozuar nuk përmbush kërkesat e tij.

Lëvizja e rezistencës palestineze tha se Benjamin Netanyahu merr parasysh vetëm interesat e tij dhe të kabinetit të tij ekstremist.

Më tej në deklaratë, Hamasi e konsideroi administratën e presidentit amerikan Joe Biden dhe komunitetin ndërkombëtar plotësisht përgjegjës për vazhdimin e krimeve izraelite.

 

Tags