Imam Husejni (a.s.), prijësi i njerëzve të lirë, një burrë i cili bëri kryengritje për reformimin e umetit të Profetit të nderuar të Islamit
(last modified 2024-08-18T17:12:27+00:00 )
Gusht 18, 2024 19:12 Europe/Tirane
  • Imam Husejni (a.s.), prijësi i njerëzve të lirë, një burrë i cili bëri kryengritje për reformimin e umetit të Profetit të nderuar të Islamit

Pars Today - Husejn bin Ali (a.s.), pjesëtar i Ehli Bejtit (a.s.) dhe nipi i Profetit të nderuar të Islamit, tha para kryengritjes së tij: "Unë nuk u ngrita për të bërë rebelim, korrupsion dhe për të shkaktuar dhunë, u ngrita në këmbë vetëm për të reformuar umetin e të parëve të mi".

Imam Husejni (a.s.), prijësi i njerëzve të lirë, një burrë i cili bëri kryengritje për reformimin e umetit të Profetit të nderuar të Islamit

Në zemrat e njerëzve të lirë dhe liridashës të botës nuk ka njeri si Imam Husejni (a.s.). Ai është model shpirtëror dhe shëmbëlltyrë i sinqeritetit, guximit dhe trimërisë, që kërkon drejtësi dhe kundër tiranisë, e njëkohësisht, kërkon respektimin e robërisë së njeriut para Zotit. Në këtë artikull nga Pars Today, ne do t'i hedhim një vështrim jetës dhe mendimit të Imam Husejnit (a.s.):

Husejni (a.s.) është anëtar i Ehli Bejtit dhe nipi i Hazretit Muhamed s.a.v.s., Profetit të nderuar Islamit dhe biri i Fatimes (s.a.), të bijës së të Dërguarit të Zotit dhe Ali bin Ebi Talib (a.s.) imamit të parë të myslimanëve shiitë, lindi në vitin e katërt të kalendarit hënor në qytetin e Medinës.

Imam Husejni (a.sd.) është një nga anëtarët e Ehli Bejtit të Profetit Muhamed s.a.v.s., për të cilët në Kur'anin e shenjtë është shpallur ajeti i pastrimit dhe ata janë prezantuar si të pastër nga mëkati. Ai është një njeri i madh që flijoi gjithçka që kishte në fuqinë e tij për të rikthyer moralin, humanizmin dhe lirinë. Sipas raporteve të burimeve historike shiite dhe sunite, Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. e lajmëroi martirizimin e tij që kur lindi dhe zgjodhi emrin "Husejn" për të. Husejn bin Ali (a.s.) përveç pozitës që ka në mesin e myslimanëve shiitë si imam i tretë dhe zotëri i dëshmorëve, ai gëzon respekt të lartë po ashtu edhe në mesin e myslimanëve sunitë për shkak të virtyteve të transmetuara për të nga Profeti Muhamed s.a.v.s. dhe gjithashtu për shkak të qëndrimit të tij ndaj sundimtarit mizor të kohës së tij Jezid bin Muavije.

Zimbajtja për Imam Husejnin (a.s.) në mauzoleun "Shah Çaragh" të Shirazit

Imam Husseini (a.s.) e kundërshtoi ashpër veprimet dhe politikën e Muavijes - mbretit të dinastisë Emevite në atë kohë; ndër të tjera, ai refuzoi të bënte besëlidhje me Jezidin (djalin e Muavijes) në çështjen e trashëgimit të pushtetit. Ai e quan Jezidin një person të poshtër, shtypës dhe të paaftë me sjellje antinjerëzore dhe antisociale. Imam Husejni (a.s.) e konsideronte kalifatin si një pozitë hyjnore dhe besonte se përgjegjësi dhe udhëheqësi i shoqërisë duhet të ishte si Profeti dhe se Profeti i kishte caktuar atë para vdekjes së tij. Pas vdekjes së Muavijes, Jezidi ushtroi presion ndaj Imam Husejnit (a.s.) që të merrte besnikëri dhe madje urdhëroi edhe vrasjen e tij (në rast se ai refuzonte të jepte besnikëri).

Më në fund, Imam Husejni u largua nga qyteti i Medinës dhe shkoi në Meke për shkak të presioneve të agjentëve dhe mercenarëve të pushtetit të Jezidit. Gjatë qëndrimit të tij katër mujor në Meke, ai mori shumë kërkesa dhe letra nga popullata e Kufes për të pranuar udhëheqjen e Shtetit Islam. Pas këtyre kërkesave, Imam Husejni dërgoi përfaqësuesin e tij Muslim bin Akil në Kufe. Muslimi konfirmoi mbështetjen e popullatës së Kufes dhe Imam Husejni u nis për në këtë qytet. Nga ana tjetër, Jezidi dërgoi gjithashtu një ushtri për t'u përballur me Imam Hasianin.

Ceremonia e zimbajtjes së Ashurasë në Afganistan

Më në fund, në ditën e dytë të muajt Muharrem të vitit 61 hixhri kameri, të dyja palët u takuan në shkretëtirën e Qerbelasë. Por populli i Kufes nuk iu përmbajt besëlidhjes së vet me Imam Husejnin dhe e lanë atë vetëm në një luftë të padrejtë. Sipas raporteve të burimeve historike, ndërsa ushtria e Jezidit kishte rreth 30 mijë njerëz, numri i ushtarëve të Imam Husejnit ishte 72. Megjithatë, Imam Husejni (a.s.) nuk iu dorëzua besëlidhjes së rreme të armikut. Ditën e Ashurasë (10 Muharrem), u zhvillua një betejë e ashpër dhe shokët besnikë të Imam Husejnit (a.s.) me heroizmin e tyre, krijuan një epope të lavdishme dhe të pavdekshme. Ushtria e Jezidit madje bllokoi rrugën e ujit për në kampin e Imam Husejnit (a.s.) dhe ai dhe shokët e tij u martirizuan me buzë të etura. Kokat e shenjta të Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij u ndanë nga trupat e tyre dhe u dërguan në oborrin mbretëror të Jezidit.

Ai kishte thënë në një letër para martirizimit të tij: “Dhe nuk u ngrita në kryengritje për të shkaktuar rebelim, korrupsion dhe ushtruar dhunë, u ngrita vetëm për të reformuar umetin e të parëve tim. Unë dëshiroj të urdhëroj për të mirë dhe të ndaloj njerëzit nga e keqja dhe të sillem në mënyrën e gjyshit tim dhe babait tim Ali bin Ebi Talib".

Profeti i nderuar i Islamit kishte thënë shumë herë për të: "Husejni është prej meje dhe unë jam prej Husejnit". Pjesa e parë e kësaj deklarate është e qartë, por pjesa e dytë, do të thotë se feja, shkolla dhe besimi im, do të qëndrojë me bekimin e Husejnit, për ta udhëzuar njerëzimin drejt qëllimit të tij. Varri i Imam Husejnit (a.s) (Qerbela) sot është vend i vizituar për njerëzit e lirë dhe të mençur të botës dhe martirizimi i tij është bërë një kapital i çmuar i lëvizjeve të njerëzve të shtypur dhe liridashës të botës.

Ceremonia "Tabuk", një traditë e myslimanëve shiitë të Indonezisë në ditën e Ashurasë

Në vazhdim të këtij artikulli të Parstoday, do t'i hedhim një vështrim mbi disa thënie të njohura të Imam Husejnit (a.s.):

Xhevahiret e çmuar

«نَحْنُ حِزْبُ اللّه ِ الْغالِبُونَ، وَعِتْرَةُ رَسُولِ اللّه ِ صلی الله علیه و آلهالاْقْرَبُونَ، وَاَهْلُ بَیْتِهِ الطَّیِّبُونَ، وَأَحَدُالثَّقَلَیْنِ الَّذینَ جَعَلَنا رَسُولُ اللّه ِ ثانِىَ کِتابِ اللّه ِ...»

Imam Husejni (a.s.) ka thënë: "Ne jemi "Hezbullahu" dhe jemi ngadhënjimtar. Ne jemi familja më e afërt e të Dërguarit të Zotit s.a.v.s. dhe Ehli Bejti i tij i pastër. Ne jemi dy prej peshave të rënda që Hazreti Muhamed s.a.v.s. na ka vendosur neve përkrah Librit të Zotit (dhe komentuesit të tij)". (Ehtexhaxhe, Taberesi, 229).

Shfaqja e Mehdiut, birit të Husejnit (a.s.)

«لَوْلَمْ یَبْقَ مِنَ الدُّنْیا إلاّیَوْمٌ واحِدٌ لَطَوَّلَ اللّه ُ عَزَّوَجَلَّ ذلِکَ الْیَوْمَ حَتّى یَخْرُجَ رَجُلٌ مِنْ وُلْدى، فَیَمْلاَءُها عَدْلاً وَ قِسْطاً کَما مُلِئَتْ جَوْراً وَظُلْماً، کَذلِکَ سَمِعْتُ رَسُولَ اللّه ِ صلی الله علیه و آلهیَقُول» [کمال الدین، ص317 - بحارالانوار، ج51، ص133]

Imam Husejni (a.s.) ka thënë: "Edhe nëse ka mbetur vetëm edhe një ditë nga epoka e kësaj bote, Zoti i madhëruar do ta bëjë atë ditë aq të gjatë derisa të shfaqet një burrë nga familja ime dhe ta mbushë botën plotë me drejtësi në kohën kur ajo është mbushur plotë me padrejtësi dhe tirani. Këtë e kam dëgjuar nga i Dërguari i Zotit s.a.v.s.". (Kamaludin, f. 317 – Baharul-Anvar, v.51, f.133)

Vdekja është më e mirë se poshtërimi

«مَوْتٌ فی عِزٍّ خَیْرٌ مِنْ حَیاةٍ فی ذُلٍّ اَلْمَوْتُ اَوْلى مِنْ رُکُوبِ الْعارِ وَالْعارُ اَوْلى مِنْ دُخُولِ النّارِ» [موسوعة کلمات الامام الحسین 499، ح 289]

Imam Husejni (a.s.) në ditën e Ashurasë ka thënë: "Vdekja me dinjitet është më mirë se sa jeta me poshtërim. Vdekja është më e mirë se sa jeta e shoqëruar me poshtërim, përçmim dhe ultësi duke futur në zjarrin e ferrit". (Mevsu'atu kelimatu El-Imam Al-Husejn, 499)

Të qenit i lirë

«وَیْحَکُمْ یا شِیعَةَ آلِ اَبى سُفْیانَ، اِنْ لَمْ یَکُنْ لَکُمْ دِیْنٌ وَکُنْتُمْ لاتَخافُونَ الْمَعادَ فَکُونُوا اَحْـراراً فِى دُنْیـاکُمْ» [بحارالانوار، ج 45، ص 51 - مقتل خوارزمى، ج 2، ص 33]

Imam Husejni (a.s.) ka thënë: "Mjerë për ju o ndjekësit e familjes së Sufjanit! Nëse nuk keni fe dhe nuk keni frikë nga Dita e Kiametit, atëherë të paktën në botën tuaj bëhuni njerëz të lirë!" (Baharul-Anvar, v. 45, f. 51 – Maktal, Kharezmi, v. 2, f. 33).

Ceremonia e zimbajtjes për Imam Husejnin (a.s.) në Turqi

Imam Husejni (a.s.) dhe vdekja dhe jeta

«لَیْسَ شَأْنى شَأنُ مَنْ یَخافُ الْمَوْتَ، ما أَهْوَنَ الْمَوْتِ عَلى سَبیلِ نَیْلِ الْعِزِّ وَاِحْیاءِ الْحَقِّ، لَیْسَ الْمَوْتُ فی سَبیلِ الْعِزِّ اِلاّ حَیاةً خالِدَةً وَلَیْسَتِ الْحَیاةُ مَعَ الذُّلِّ اِلاَّالْمَوْتَ الَّذى لاحَیاةَ مَعَهُ، اَفَبِالْمَوْتِ تُخَوِّفُنى... وَهَلْ تَقْدِرُونَ عَلى أَکْثَرِ مِنْ قَتْلى؟! مَرْحَباً بِالْقَتْلِ فیسَبیلِ اللّه ِ، وَلکِنَّکُمْ لاتَقْدِروُنَ عَلى هَدْمِ مَجْدى وَمَحْوِ عِزّى وَشَرَفى» [کلمات الامام الحسین، 360، ح 348]

Imam Husejni (a.s.) duke iu drejtuar armiqve, ka thënë: "Unë nuk jam si ata të cilët frikësohen nga vdekja. Vdekja në rrugën e dinjitetit dhe ringjalljes së të vërtetës, për mua është shumë e lehtë. Vdekja në rrugën e dinjitetit nuk është asgjë tjetër, përveç jetës së pavdekshme kurse jeta me poshtërim dhe nënçmim nuk është asgjë tjetër, veçse vdekjes dhe asgjësimit. A po më frikësoni mua me vdekje? A mund të bëni diç më shumë se të më vrisni mua? E përgëzoj vdekjen në rrugën e Zotit! Mirëpo ju nuk mund të shkatërroni madhështinë time dhe nuk mund ta zhdukni dinjitetin dhe nderin tim!".  (Kelimat El-Imam Al-Husejn, 360, h. 348)

Njeriu i dobishëm

«خَمْسٌ مَنْ لَمْ تَکُنْ فِیهِ، لَمْ یَکُنْ فِیهِ کَثیرُ مُسْتَمْتَعٍ: اَلْعَقْلُ، وَالدّینُ وَالْأَدَبُ، وَالْحَیاءُ، وَحُسْنُ الْخُلْقِ» [حیاة الامام الحسین، ج 1، ص 181]

Imam Husejni (a.s.) ka thënë: "Nëse nuk ekzistojnë pesë gjëra te njeriu, nuk do të ketë shumë dobi nga ai: 1 – arsyeja, 2 – feja, 3 – edukata, 4 – turpi, 5 – morali i mirë". (Hajatul-Imam El-Husejn v.1, f. 181)

Llojet e adhurimit

«اِنَّ قَوْماً عَبَدُوا اللّه َ رَغْبَةً فَتِلْکَ عِبادَةُ التُّجّارِ، وَاِنَّ قَوْماً عَبَدُوا اللّه َ رَهْبَةً فَتِلْکَ عِبادَةُ الْعَبیدِ، وَاِنَّ قَوْماً عَبَدُوا اللّه َ شُکْراً فَتِلْکَ عِبادَةُ الاَْحْرارِ، وَ هِىَ اَفْضَلُ العِبادَةِ» [بحارالانوار، 78، 117. موسوعه کلمات الامام الحسین 748، ح 906. بلاغة الامام على بن الحسین، ص 171 باب سوم کلمات قصار]

Imam Husejni (a.s.) ka thënë: "Një grup i njerëzve e adhurojnë Zotin për të marrë shpërblim dhe ky është adhurimi i tregtarëve. Një grup i njerëzve e adhurojnë Zotin nga frika dhe ky është adhurim i skllevërve. Një grup i njerëzve e adhurojnë Zotin për ta falënderuar dhe lartësuar atë dhe ky është adhurimi që i përket njerëzve të lirë dhe është lloji më i mirë i adhurimit". (Baharul-Anvar, 78, 117. Mevsu'at Kelimatel-Imam El-Husejn 748, h. 906.)

Urtësia e agjërimit

سُئِلَ الْحُسَیْنُ (ع): «لِمَ افْتَرَضَ اللّه ُ عَزَّوَجّلَ عَلى عَبیدِهِ الصَّوْمَ؟ قالَ: لِیَجِدَ الْغَنىُّ مَسَّ الْجُوعِ فَیَعُودَ بِالْفَضْلِ عَلَى المَساکینَ» [موسوعة کلمات الامام الحسین، ص 692، ح 759]

Imam Husejni (a.s.) është pyetur: "Zoti i madhëruar pse e ka bërë agjërimin obligim për robërit e Tij?" Ai u përgjigj: "Për këtë arsye se që të pasurit të shijojnë vështirësinë e urisë dhe si rezultat me pasurinë e vet të ndihmojnë të varfrit". (Mevsu'at Kelimatel-Imam El-Husejn, f. 692, h. 759)

Çdo gjë, përveç Zotit

ا«ِنَّ سُکّانَ السَّمواتِ یَفْنُونَ وَاَهْلَ الاْرْضِ یَمُوتُونَ وَجَمِیعُ الْبَرِیَّةِ لا یَبْقُونَ وَکُلَّ شَىْ ءٍ هالِکٌ اِلاّ وَجْهَهُ» [فتوح ابن اعثم، ج 5، ص 94 - مقاتل الطالبیین، ص 112]

Imam Husejni (a.s.) ka thënë: "Çdo gjë çka është në qiej shkatërrohet dhe çdo gjë që është në tokë do të vdesë, të gjitha ato krijesa janë të paqëndrueshme dhe çdo gjë mund të shkatërrohet, përveç Zotit të madhëruar". (Mekatil El-Talibin, f. 112)

Tyrbja e Imam Husejnit (a.s.)

Padrejtësia ndaj bonjakëve e të mjerëve

«یا بُنَىَّ اِیّاکَ وَظُلْمَ مَنْ لایَجِدُ عَلَیْکَ ناصِراً اِلاَّ اللّه َ» [بحارالانوار، ج 75، ص 308 - اعیان الشیعة، ج 1، ص 620]

Imam Husejni (a.s.) ka thënë: "O biri im! Largohu nga padrejtësia ndaj atij i cili përveç Zotit, nuk ka askënd që ta ndihmojë përball teje". (Baharul-Anvar, v. 75, f. 308 – A'jan El-Shi'atu v. 1, f. 620)

 

Tags