Dhënia e lëmoshës mund të ndryshojë jetën tuaj; një vështrim në fjalët e Kur'anit, të Profetit dhe të Ehli Bejtit
(last modified 2024-08-31T17:55:20+00:00 )
Gusht 31, 2024 19:55 Europe/Tirane
  • Dhënia e lëmoshës mund të ndryshojë jetën tuaj; një vështrim në fjalët e Kur\'anit, të Profetit dhe të Ehli Bejtit
    Dhënia e lëmoshës mund të ndryshojë jetën tuaj; një vështrim në fjalët e Kur\'anit, të Profetit dhe të Ehli Bejtit

ParsToday – Sipas burimeve fetare, dhënia e lëmoshës është një prej rekomandimeve të theksuara në fenë Islame që ka efekt shumë pozitivi individual dhe shoqëror si dhe sjell shumë dobi në këtë botë dhe në botën tjetër.

Lëmoshë quhet një pjesë e pasurisë e cila dhurohet për njerëzit me nevojë në rrugën e fitimit të kënaqësisë së Zotit dhe manifestimit të adhurimit të Zotit. Lëmosha mund të jepet në formë të parave kesh, në formë të shërbimeve, mjeteve të përdorura ose jo të përdorura siç janë rrobat, lojërat për fëmijë, ushqim, dhe ofrimi i ndihmave emergjente siç janë ndihmat humanitare, ofrimi i ndihmës për zhvillim dhe prosperitet, si dhe ndihmës për të plotësuar nevojat e domosdoshme të trupit të njeriut, siç është nevoja për gjak dhe dhurimi i organeve për transplantim.

Në bazë të mësimeve fetare, dhënia e lëmoshës jo vetëm që nuk bëhet shkak për reduktimin e pasurisë së njeriut, por ajo me begatinë që i jep pasurisë, bëhet shkak për shtimin e saj. Në bazë të ajeteve të Kur'anit të shenjtë dhe transmetimeve fetare, pranuesi i lëmoshës në të vërtetë është Zoti i madhëruar, për arsye se Zoti ka fuqinë absolute për t'i zgjidhë ose mënjanuar problemet e robërve nevojtarë, mirëpo qëllimi i tij është edukimi i njerëzve dhe zhvillimi i njerëzve në aspektin shpirtëror dhe moral përkrah njëri-tjetrit dhe përcaktimin e pozitës së vlerës së tyre.

Lëmosha duhet të jetë nga pasuria e pastër dhe është më mirë që të jepet në mënyrë të fshehtë ose pa u njohur dhuruesi, me përjashtim të rasteve kur personi ka qëllime mësimdhënëse në shoqëri me anë të një veprimi të tillë.

Kur'ani i shenjtë e ka prezantuar lëmoshën si një mjet për faljen e mëkateve.

Në kuadër të këtij shkrimi, do të hedhim një vështrim mbi disa ajete të Kur'anit të shenjtë dhe disa hadithe profetike që flasin në lidhje me kushtet e dhënies së lëmoshës dhe dobitë e saj:

Pranuesi i lëmoshës është Zoti

«أَلَمْ یعْلَمُوا أَنَّ الله هُوَ یقْبَلُ التَّوْبَةَ عَنْ عِبَادِهِ وَیأْخُذُ الصَّدَقَاتِ وَأَنَّ اللهَ هُوَ التَّوَّابُ الرَّ‌حِیمُ»

"A nuk e dinin ata që vetëm Zoti është Ai i cili pranon pendimin e robërve të Tij dhe merr lëmoshën; Dhe Zoti është ai cili është pranues i mëshirshëm i pendimit?" (Teobe, ajeti 104)

Shpërblimi i madh i lëmoshës

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka thënë:

«اِتَّقُوا النارَ و لَو بِشِقِّ التَّمرَةِ؛ فإنّ اللّه َ عَزَّ و جلَّ یُربِیها لِصاحِبِها کما یُرْبی أحَدُکُم فِلْوَهُ أو فَصِیلَهُ؛ حتّى یُوَفِّیَهُ إیّاها یَومَ القِیامَةِ، حتّى یکونَ أعظَمَ مِن الجَبَلِ العَظیمِ»

"Ruajeni veten nga zjarri, edhe nëse ky veprim është me dhurimin e një gjysmë hurma. Kjo është për arsye se ashtu sikur që njëri prej juve rrit një mëz ose një deve të vogël, Zoti i madhëruar e rrit atë gjysmë hurma për të zotin e saj dhe në Ditën e Kiametit i jep atij ndërkohë që ajo atëherë është bërë sa një bjeshkë e madhe". (Baharul-Anvar: 96/122/29).

Mënjanimi i të këqijave

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka thënë:

«الصَّدَقةُ تَدفَعُ البَلاءَ، و هِی أنجَحُ دَواءٍ، و تَدفَعُ القَضاءَ و قد اُبرِمَ إبراما، و لا یَذهَبُ بالأدواءِ إلاّ الدعاءُ و الصَّدَقةُ»

"Dhënia e lëmoshës mënjanon të këqijat dhe është ilaçi më i efektshëm. Dhurimi i lëmoshë mënjanon fatkeqësinë e sigurt dhe janë disa sëmundje të cilat nuk kurohen ndryshe, përveçse me lëmoshë dhe me lutje". (Baharul-Anvar: 96/137/71).

Kurimi i të sëmurëve me lëmoshë

Imam Xhafer Sadik (a.s.) ka thënë:

«داوُوا مَرضاکُم بِالصَّدَقَةِ»

"Shëroni të sëmurët tuaj duke dhuruar lëmoshë". (Al-Kafi: 4/3/5)

Lëmosha është çelësi i furnizimit

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka thënë:

«إنَّ الصَّدَقَةَ تَزِیدُ صاحِبَها کَثرَةً، فَتَصَدَّقُوا یَرحَمْکُمُ اللّه ُ»

"Dhurimi i lëmoshës shton furnizimin dhe pasuritë e dhuruesit të lëmoshës. Prandaj, Zoti u mëshiroftë, dhuroni lëmoshë". (Al-Amali LilTusi: 14/18)

Lëmosha më e mirë

Hazreti Muhamed s.a.v.s. në përgjigje ndaj një pyetje në lidhje me lëmoshën më të mirë, ka thënë:

«جُهدٌ مِن مُقِلٍّ إلى فَقیرٍ فی سِرٍّ»

"Ajo që një person në kushte të vështira jep atë që mund të jap në fshehtësi për një person nevojtar". (Baharul-Anvar: 77/70/1).

Shmangia nga shoqërimi i lëmoshës me krenari

«یا أَیهَا الَّذِینَ آمَنُوا لَا تُبْطِلُوا صَدَقَاتِکم بِالْمَنِّ وَالْأَذَیٰ کالَّذِی ینفِقُ مَالَهُ رِ‌ئَاءَ النَّاسِ وَلَا یؤْمِنُ بِاللَه وَالْیوْمِ الْآخِرِ ۖ فَمَثَلُهُ کمَثَلِ صَفْوَانٍ عَلَیهِ تُرَ‌ابٌ فَأَصَابَهُ وَابِلٌ فَتَرَ‌کهُ صَلْدًا ۖ لَّا یقْدِرُ‌ونَ عَلَیٰ شَیءٍ مِّمَّا کسَبُوا ۗ وَاللهُ لَا یهْدِی الْقَوْمَ الْکافِرِ‌ینَ»

"O ju që keni besuar, mos e prishni dhurimin e lëmoshës suaj me krenari dhe mundim ndaj tjetrit, sikur ai i cili dhuron pasurinë për t'u ekspozuar para njerëzve dhe nuk beson në Zot dhe as në Ditën e Gjykimit. Pra, shembulli i tij është sikur shembulli i një shkëmbi mbi të cilin është vendosur një shtresë dhe e pluhur, por kur të frynë një stuhi e shoqëruar me të reshura të ashpra, i heq dheun atij shkëmbi dhe ai mbetet vetëm një gur i ashpër. Ata (hipokritët) gjithashtu nuk përfitojnë asnjë dobi nga pasuria që e kanë fituar, sepse Zoti nuk e udhëzon grupin e jobesimtarëve". (Surja Bekare, ajeti 264)

Mbajtja fshehur e lëmoshës

«إِن تُبْدُوا الصَّدَقَاتِ فَنِعِمَّا هِی ۖ وَإِن تُخْفُوهَا وَتُؤْتُوهَا الْفُقَرَ‌اءَ فَهُوَ خَیرٌ لَّکمْ ۚ وَیکفِّرُ عَنکم مِّن سَیئَاتِکمْ ۗ وَاللَه بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِیرٌ»

"Nëse e zbuloni dhurimin e lëmoshës tuaj, ky është veprim i mirë, por nëse e mbani të fshehur atë dhe e dhuroni për njerëzit nevojtarë, atëherë ky veprim është më i mirë për ju dhe do ta pastrojë një pjesë të mëkateve tuaja dhe Zoti është i dijshëm për atë çfarë bëni". (Surja Bekare, ajeti 271)

Mburojë përball dënimit

Profeti Muhamed s.a.v.s. ka thënë:

أرضُ القِیامَةِ نارٌ، ما خَلا ظِلَّ المؤمِنِ فإنَّ صَدَقَتَهُ تُظِلُّهُ.

"Fusha e Kiametit (tërësisht) një zjarr, përveç hija e besimtarit, sepse atij i bënë hije lëmosha të cilën e ka dhuruar". (Al-Kafi 4/3/6)

Zbutës i hidhërimit të Zotit

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka thënë:

«إنَ الصَّدَقَةَ لتُطفِئُ غَضَبَ الرَّبِّ»

"Dhurimi i lëmoshës zbut hidhërimin e Zotit të madhëruar". (Kenzul-Ammal: 16114)

 

Tags