-
Kurti për ‘Blick’: Kosova e gatshme për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë
Janar 18, 2023 14:48Kryeministri i Kosovës, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davios të Zvicrës, ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane ‘Blick’. Ndër të tjera ai ka folur për gatishmërinë e Kosovës që të ofrojë kushte të mira për investitorë të ndryshëm, por edhe ka bërë thirrje që Zvicra t’ia zgjasë mandatin e qëndrimit të ushtarëve të saj në kuadër të KFOR-it.
-
Kurti për Tages-Anzeiger: Serbia nuk është distancuar nga Millosheviqi
Janar 17, 2023 14:04Shefi i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, para vizitës së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, paralajmëron rrezikun e “hegjemonisë pansllave” të Serbisë dhe Rusisë në Ballkan.
-
Vuçiç: Kurti kërkon të paraqesë veten si Zelensky dhe mua si Putinin
Janar 16, 2023 07:13Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha sot se deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se “kufiri i Serbisë dhe Kosovës është bërë kufi i NATO-s dhe Rusisë” është një tjetër nga mesazhet e dëshpëruara politike me të cilat Kurti po përpiqet të paraqitet si viktimë.
-
Kurti: Austria është mike e ngushtë dhe partnere e rëndësishme e Kosovës
Janar 13, 2023 13:51Pas përfundimit të vizitën në Vjenë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vlerësuar shumë të rëndësishme vizitën në Austri dhe pritjen që i ka bërë kancelari Karl Nehammer. Kurti thotë se ndihet i nderuar me mikpritjen e kancelarit Nehammer në vizitën e tij të parë zyrtare për këtë vit, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
-
Kurti: 2023-ta, vit i ekonomisë, arsimit e barazisë
Janar 11, 2023 13:18Qeveria e Kosovës, po mban mbledhjen e parë për këtë vit. Kurti gjatë fjalimit të tij ka thënë se angazhimi, puna dhe rezultatet në vitin 2022 duhet të jenë minimumi i angazhimit, punës dhe rezultateve të vitit 2023.
-
Kurti: Komunat të shpenzojnë buxhetin me llogaridhënie
Janar 10, 2023 13:15Kryeministri Albin Kurti, në takim me kryetarët e komunave të Kosovës, e ku përveç tyre, morën pjesë edhe ministrat, Hekuran Murati, Artane Rizvanolli e Elbert Krasniqi, deklaroi se qëllimi i kësaj mbledhjeje, është thellimi i bashkëpunimit dhe zgjërimit të komunikimit mes Qeverisë dhe komunave.
-
Kryeministri Kurti këtë javë viziton Austrinë
Janar 09, 2023 13:37Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë Vjenën të enjten, është bërë e ditur nga kryeqyteti austriak.
-
Kurti: Propozimi franko-gjerman i jep stabilitet një marrëveshjeje me Beogradin
Janar 09, 2023 09:46Propozimi evropian për marrëveshje me Beogradin përfshin koncepte universale që e bëjnë marrëveshjen të qëndrueshme, por Beogradi nuk po dërgon sinjale se është i gatshëm ta pranojë atë, tha sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
-
Kurti: Na duhen trupa shtesë të NATO-s për shkak rritjes së bashkëpunimit Serbi-Rusi
Janar 08, 2023 08:43Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që ka kërkuar shtimin e numrit të forcave të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, për shkak të rritjes së bashkëpunimit mes Serbisë dhe Rusisë.
-
Emisari Stuart Peach në Kosovë, pritet nga kryeministri Kurti
Janar 05, 2023 13:12I dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach do të qëndroj sot në Kosovë. Sipas njoftimit të qeverisë, në ora 16:00 Lordi Peach do të pritet nga kryeministri Albin Kurti, ndërsa mediat thuhet se mund të marrin pamje nga oborri i ndërtesës së ekzekutivit.