-
Parlamentarja spanjolle: Ne jemi bashkëfajtorë në gjenocidin e Izraelit
Tetor 17, 2024 07:50Ione Belarra, deputete në Parlamentin spanjoll, në një deklaratë, duke treguar foton e të riut palestinez Sha'ban Al-Dalo, i cili u dogj i gjallë gjatë bombardimeve të çadrave të refugjatëve palestinezë në Gaza nga avionët e regjimit sionist, iu drejtua kryeministrit të këtij vendi, Pedro Sanchez dhe tha: "Ne jemi bashkëfajtorë në gjenocidin (e regjimit) izraelit."
-
OKB: Izraeli ka penguar sistematikisht hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza
Tetor 17, 2024 07:49Në një deklaratë, Komisioneri i Lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, deklaroi se kushtet e vështira dhe torturuese për vazhdimin e jetës së popullit palestinez në Gaza nuk mund të përshkruhen dhe theksoi se regjimi kriminal sionist ka penguar sistematikisht hyrjen e ndihmave humanitare në këtë rajon.
-
Sulmi i regjimit sionist në Al Nabatieh të Libanit
Tetor 16, 2024 17:22Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi për martirizimin dhe plagosjen e 50 libanezëve në sulmin kriminal të ushtrisë së regjimit sionist në qytetin “Al Nabatieh” në jug të këtij vendi.
-
Franca dhe Anglia kërkojnë takim urgjent të Këshillit të Sigurimit
Tetor 16, 2024 17:14Kryeministri britanik tha se Franca dhe Anglia kanë kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të shqyrtuar situatën humanitare në Gaza dhe se Londra po shqyrton vendosjen e sanksioneve kundër dy ministrave radikalë sionistë.
-
Araghchi drejtuar Guterresit: Çdo aventure izraelite do t'i përgjigjemi me përgjigje keqardhëse
Tetor 16, 2024 07:46Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dhe ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi diskutuan të martën në mbrëmje dhe shkëmbyen mendime mbi zhvillimet më të fundit në rajonin e Lindjes së Mesme dhe theksuan nevojën për ndërprerjen e sulmeve izraelite në Liban, si dhe dhënien fund të luftës në Gaza.
-
Hezbollah: Edhe Haifa do të kthehet në një qytet fantazmë
Tetor 16, 2024 07:42Rezistenca Islamike e Libanit kërcënoi se qyteti i pushtuar Haifa do të shkretohet ashtu si qytetet e tjera në veri të Palestinës së pushtuar.
-
Regjimi sionist sulmon periferinë e Bejrutit, Dahiya
Tetor 16, 2024 07:40Ushtria pushtuese, pasi urdhëroi banorët e një ndërtese të caktuar në periferinë jugore të Bejrutit (Dahiya) që të evakuoheshin menjëherë, e bombardoi këtë zonë.
-
Biden: Personalisht kam dhënë urdhër për të dërguar sistemin THAAD në Izrael
Tetor 16, 2024 07:39Presidenti amerikan mbrojti urdhrin e tij të drejtpërdrejtë për dërgimin e sistemit të mbrojtjes raketore THAAD në Tel Aviv.
-
Franca pengon kompanitë izraelite që të marrin pjesë në ekspozitën e mbrojtjes detare
Tetor 16, 2024 07:37Pas kërkesës së Presidentit të Francës për vendosjen e sanksioneve të armatimeve ndaj regjimit sionist për shkak të masakrave që ky regjim ka kryer në Gaza dhe në Liban, raportohet se Parisi ka refuzuar të lëshojë leje për kompanitë izraelite që të marrin pjesë në ekspozitën e industrive të mbrojtjes detare.
-
Italia shton kufizimet për eksportet e armëve në Izrael
Tetor 16, 2024 07:34Kryeministrja e Italisë theksoi se ky vend do të shtojë kufizimet në eksportin e armëve për regjimin sionist.