Franca pengon kompanitë izraelite që të marrin pjesë në ekspozitën e mbrojtjes detare
(last modified 2024-10-16T09:07:02+00:00 )
Tetor 16, 2024 11:07 Europe/Tirane
  • Franca pengon kompanitë izraelite që të marrin pjesë në ekspozitën e mbrojtjes detare

Pas kërkesës së Presidentit të Francës për vendosjen e sanksioneve të armatimeve ndaj regjimit sionist për shkak të masakrave që ky regjim ka kryer në Gaza dhe në Liban, raportohet se Parisi ka refuzuar të lëshojë leje për kompanitë izraelite që të marrin pjesë në ekspozitën e industrive të mbrojtjes detare.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, duke cituar agjencinë palestineze të lajmeve Sama, marrëdhëniet mes Parisit dhe Tel Avivit janë tensionuar pas deklaratave të presidentit francez Emmanuel Macron për një embargo armatimesh ndaj Izraelit.

Duke iu referuar rezolutës së miratuar në nëntor 1947 nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në lidhje me planin për ndarjen e Palestinës në dy shtete, shtetin hebre dhe atë palestinez, në mbledhjen javore të qeverisë franceze, Macron tha: "Netanyahu nuk duhet të harrojë se Izraeli u krijua me vendimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara."

Ai shtoi: "Unë e kam paralajmëruar vazhdimisht kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se sulmi ndaj Rripit të Gazës dhe masakrimi i banorëve të kësaj zone është një gabim i madh."

Macron, gjithashtu, duke përmendur operacionin e forcave sioniste në Liban, tha: "Vrasja e popullit libanez nuk ka asnjë justifikim dhe është e papranueshme".

Presidenti i Francës, javën e kaluar tha se vendet perëndimore duhet të ndalojnë furnizimin e Izraelit me armë.

Në një reagim të ashpër ndaj kësaj kërkese, Netanyahu tha: "Izraeli po lufton në shtatë fronte kundër armiqve të qytetërimit. Të gjitha vendet e civilizuara duhet të qëndrojnë me vendosmëri në krah të Izraelit!"

Duke iu drejtuar Macronit dhe liderëve të tjerë evropianë, ai tha se "ai dhe liderët e tjerë perëndimorë tani bëkan thirrje për një embargo armësh ndaj Izraelit?! Turp të keni!".

 

Tags