Shefi i politikës së jashtme të BE-së Joseph Borrell të premten në Twitter bëri thirrje për një përfundim të menjëhershëm të konfliktit në Sudan.
Ushtria e Sudanit tha se ka rënë dakord për një armëpushim tre-ditor që fillon të premten për të lejuar njerëzit të festojnë Fitër Bajramin, pas gati një jave luftimesh midis trupave të saj dhe një force paraushtarake rivale.
Forca e reagimit të Shpejtë të Sudanit (RSF) ka njoftuar se ka rënë dakord për një armëpushim 72-orësh për arsye humanitare duke filluar nga ora 6 e mëngjesit me orën lokale të së premtes.
Mijëra civilë po largohen nga qyteti i Khartoumit, ndërsa luftimet midis forcave ushtarake dhe reagimit të shpejtë vazhdojnë akoma.
Ushtria e Sudanit ka akuzuar forcat e reagimit të shpejtë të vendit për shkelje të armëpushimit humanitar të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët.
Për situatën kaotike në Sudan ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.
Këshilli ushtarak në pushtet i Sudanit ka shpallur Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) një grup rebel, duke urdhëruar që ai të shpërndahet ndërsa luftimet vdekjeprurëse vazhdojnë të pandërprera mes dy palëve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se në valën e fundit të dhunës në Sudan, të paktën 83 persona janë vrarë dhe më shumë se 1126 persona janë plagosur.
Luftimet që kanë shpërthyer në qytetin e Sudanit, Khartum, dhe qytete tjera, janë rezultat i drejtpërdrejtë i ambicieve për pushtet brenda udhëheqjes ushtarake të shtetit.
Konflikti midis gjeneralit Mohammad Hamdan Dagalo; komandanti i forcave të reagimit të shpejtë dhe gjenerali Abdul Fattah Burhan, komandanti i ushtrisë sudaneze, lanë qindra të plagosur.