Kombet e Bashkuara: Më shumë se 100,000 sudanezë ikën në vendet fqinje
(last modified Wed, 03 May 2023 06:19:51 GMT )
May 03, 2023 08:19 Europe/Tirane
  • Kombet e Bashkuara: Më shumë se 100,000 sudanezë ikën në vendet fqinje

Zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët njoftoi se më shumë se 100,000 njerëz nga Sudani kanë ikur në vendet fqinje.

Sipas agjencisë së lajmeve Anatolia, Olga Sarado, zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, gjatë konferencës së saj javore për shtyp në Gjenevë, shprehu shqetësimin për "situatën e rëndë humanitare" në Sudan për shkak të konflikteve midis ushtrisë sudaneze dhe “Forcave të Reagimit trë Shpejtë.” Ajo njoftoi se më shumë se 100,000 sudanezë kanë ikur në vendet fqinje si Çadi dhe Egjipti. Sarado vuri në dukje se: Disa njerëz që sapo kanë mbërritur në Çad jetojnë ende në natyrë të hapur, disa nën pemë dhe disa duke qëndruar në strehimore të përkohshme.  Me sa është konfirmuar, më shumë se 21 mijë refugjatë sudanezë kanë mbërritur në Çad. Aktivitetet për regjistrimin e këtyre personave janë duke vazhduar. Zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara tha: Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për situatën e rëndë humanitare në Sudan.   Ne kemi frikë se konfliktet do të nxisin tensionet etnike dhe ndërrajonale dhe kjo do të shkaktojë më shumë zhvendosje të njerëzve.

Tags