Unioni i Mjekëve të Sudanit: Më shumë se 430 civilë janë vrarë
(last modified Tue, 02 May 2023 06:01:15 GMT )
May 02, 2023 08:01 Europe/Tirane
  • Unioni i Mjekëve të Sudanit: Më shumë se 430 civilë janë vrarë

Numri i civilëve të vrarë në konfliktet e armatosura të këtij vendi arriti në 436 dhe numri i të plagosurve në 2175.

Sipas Guardian, mjekët në Sudan po paralajmërojnë për një krizë pasi sistemi shëndetësor po shembet, mungesat e mallrave bazë janë të mëdha, duke përfshirë ujin, ndërsa trupat e kufomave vazhdojnë të grumbullohen në rrugë dhe kjo po krijojnë një "katastrofë ekologjike".  Mjekët sudanezë kanë theksuar se kanë parë grumbuj kufomash, njerëz që pinin ujë të kontaminuar dhe mjekë që punojnë nën bombardime në rrugët e kryeqytetit Khartoum, ndërsa luftimet midis dy gjeneralëve ndërluftues të vendit vazhdojnë pavarësisht vendosjes së një armëpushimi. Sindikata e mjekëve të Sudanit situatën e përshkroi si një "katastrofë mjedisore" për shkak të numrit të madh të trupave të grumbulluar në rrugë.  Me ndërprerjen e ujit në disa pjesë të Khartoum-it, rastet e sëmundjeve të rënda janë shtuar pasi njerëzit kërkojnë dëshpërimisht të shuajnë etjen e tyre duke ujë pirë direkt nga Nili. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) dhe mjekët sudanezë kanë paralajmëruar se sistemi i kujdesit shëndetësor mund të shembet, pasi shumë spitale janë afër vijës së frontit ose të paaftë për të funksionuar plotësisht. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stephen Dujarric, ka bërë të ditur se deri më tani 73 mijë sudanezë kanë ikur në vendet fqinje dhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, në konsultim me qeveritë dhe partnerët, po planifikon të ndihmojë më shumë se 800 mijë njerëz që mund të kenë ikur nga lufta në Sudan dhe janë larguar drejt vendeve fqinje. Konfliktet e armatosura mbi pushtetin në Sudan nisën mëngjesin e së shtunës, midis forcave të ushtrisë dhe forcave të reagimit të shpejtë dhe ndërmjetësimet ndërkombëtare për t'i dhënë fund dhe për të sjellë palët në konflikt në tryezën e bisedimeve deri më tani nuk kanë qenë të frytshme.

Tags