Një gjykatë në Egjipt ka dënuar 14 persona me burgim të përjetshëm, duke përfshirë një këshilltar të ish-presidentit Mohammed Morsi, për anëtarësim në Vëllazërinë Myslimane, transmeton AP.
Forcat demokratike të Sirisë kanë njoftuar për arrestimin e një prej komandantëve të dalluar të grupit terrorist ISIS me emrin "Mohammed Haydar Zammar" i njohur me nofkën "Ariu sirian".
Burimet e sigurisë së Egjiptit njoftuan arrestimin e 30 anëtarëve të Vëllazërisë Myslimane, të cilët siç thuhet kishin për qëllim të sulmonin të krishterë gjatë ceremonisë së pashkëve.
Një gjykatë ushtarake në Egjipt ka dënuar në mungesë me burg të përjetshëm Jusuf Al Kardavin, myftiun e njohur të Vëllazërisë Myslimane.
Ministria e Brendshme e Egjiptit ka njoftuar për neutralizimin e një "plani të trazirave" siç e quajti, në këtë vend.
Prokurorët egjiptianë kanë urdhëruar ndalimin për dy javë të 29 anëtarëve të dyshuar të Vëllazërisë Myslimane të jashtëligjshme me akuzat se kanë spiunuar për Turqinë.
Ndoshta një prej shkaqeve të sulmit të pashoq të Arabisë Saudite dhe Emirateve dhe i vendeve të tjera të varura prej tyre ndaj Katarit është lidhja e këtij vendi me lëvizjen Vëllazëria Myslimane në Egjipt.
Lideri i Vëllazërisë Myslimane të Egjiptit është dënuar me burgim të përjetshëm.
148 anëtarë të lëvizjes Vëllazëria Myslimane në Egjipt me anë të një vendimi të lëshuar nga gjykata ushtarake e këtij vendi janë dënuar me burgim të përjetshëm me akuzë të veprimeve të dhunshme në provincën Al-Mania në gusht të vitit 2013.
Një nga anëtarët e grupit e quajtur Hasam që varet nga Vëllazëria Myslimane, është vrarë nga forcat e sigurisë së Egjiptit.