Urime festa e Kurban Bajramit
(last modified Sat, 09 Jul 2022 18:23:20 GMT )
Korrik 09, 2022 20:23 Europe/Tirane
  • Urime festa e Kurban Bajramit

Nesër (e dielë), 10 Dhul Hixhe 1443 hixhri është e barabartë me 10 korrik 2022, është festa e Kurban Bajramit  një nga festat e mëdha myslimane.

Në festën e Kurban Bajramit, haxhinjtë që kanë shkuar për të vizituar shtëpinë e Zotit, bëjnë kurban sipas urdhrit të Zotit dhe për kënaqësinë e Tij dhe e mbajnë të gjallë dhe e çmojnë kujtimin e Profetit të madh të Zotit, Hazretit Ibrahim (a.s.) . Për të provuar besimin dhe sinqeritetin e tij, Zoti i dha Ibrahimit (a.s.) një mision që të sakrifikonte djalin e tij Ismailin (a.s.) në rrugën e Zotit. Megjithë vështirësinë e kësaj detyre, Hazreti Ibrahimi (a.s.) iu bind urdhrit hyjnor dhe u përgatit për ta kryer këtë mision, por sado që u përpoq, nuk mundi t'ia presë fytin djalit të tij Ismailit (a.s.). Në këtë kohë, Hazretit Ibrahim (a.s.) iu tha se ai kishte dalë krenar nga sprova hyjnore dhe më pas iu dërgua një dele që ta flijonte në vend të Ismailit (a.s.). Kjo histori është një mësim i përjetshëm sakrifice, vetëmohimi, tejkalimi i egos dhe nënshtrimi absolut ndaj urdhrit të Zotit. Për këtë arsye edhe muslimanët në mbarë botën e festojnë ditën e 10-të të Dhu Hixhes si festë madhështore dhe të lavdishme islame dhe prej saj mësojnë mësimin e sinqeritetit dhe përuljes. Edhe Radio dhe Televizioni i Republikës Islamike të Iranit uron të gjithë muslimanët e botës për festën e madhe të Kurban Bajramit.

 

Tags