Trump vazhdon akuzat ndaj rivales së tij
(last modified Sun, 16 Oct 2016 18:13:13 GMT )
Tetor 16, 2016 20:13 Europe/Tirane
  • Trump vazhdon akuzat ndaj rivales së tij

Kandidati republikan për presidencën, Donald Trump tha se rivalja e tij Hillary Clinton dukej mjaft në formë gjatë debatit të fundit, prandaj ai propozoi që të dy kandidatët të bëjnë testet për drogë para debatit të radhës.

Ai gjithashtu sugjeroi se, gara presidenciale kishte nisur të dukej si zgjedhje të manipuluara. Komentet e Trumpit duken si një mënyrë për të larguar vëmendjen nga publikimi i një videoje, në të cilën ai ofendon femrat, gjë që më pas solli një vazhdë akuzash për ngacmime seksuale. Gjatë një mitingu në New Hampshire, Trump tha se Clintoni kishte qenë gjithë energji në fillim të debatit, por në fund të tij mezi mbërriti deri te makina e saj. “Ne duhet që të bëjmë një test për drogë”, deklaroi Trump, pa përmendur prova që mund të mbështesnin pretendimet e tij. Sipas ekspertëve, ndërsa përballet me sulme të ashpra për sjelljen e tij, Trumpi ka shtuar sulmet personale ndaj Clintonit. Por jo vetëm kaq, pasi ai është përpjekur që të hedhë dyshime edhe mbi ndërshmërinë e zgjedhjeve, duke thënë se ato po manipulohen nga media e korruptuar, që publikon gjënjeshtra. Vërtetë mund të jetë pas në sondazhe, por Trumpi vazhdon të tërheqë mijëra njerëz në mitingjet e tij dhe të mbledhë sasi të konsiderueshme fondesh, diçka që sipas ekspertëve i çon një mesazh të qartë Hillary Clintonit se duhet të luftojë për Shtëpinë e Bardhë. Nga ana tjetër, Kandidati për zv/president nga radhët e republikanëve, Mike Pense, ka deklaruar se gjatë orëve në vijim do të paraqiten prova që do të vërtetojnë se akuzat për skandalin seksual të Donald Trump nuk janë gjë tjetër veçse shpifje. Guvernatori i Indianës, tha se Hillary Clinton është një makineri politike e cila përdor gënjeshtrat për të përmbushur qëllimet e saj. Menjëherë pas publikimit të një materiali filmik i cili ishte regjistruar në vitin 2005, dhe ku Trump dëgjohej duke thënë fjalë të papërshtatshme dhe denigruese, dy gra thanë për mediat amerikane se ishin ngacuar seksualisht nga miliarderi. Megjithatë, zyrtarët e fushatës së republikanit kanë mohuar kategorikisht cdo akuzë në lidhje me këtë çështje, ndaj të gjithë janë një pritje të një komunikate të dytë, pasi kandidati për zv/President premtoi se do të paraqiste prova që hedhin poshtë akuzat e kampit demokrat. I gjendur në këtë situatë, miliarderi nju-jorkez, ka humbur një terren të konsiderueshëm në zgjedhjet për shtëpinë e bardhë, teksa shumica e sondazheve tregojnë se Trump nuk do të kishte asnjë shans që të fitonte përballë rivales së tij në rast se zgjedhjet do të zhvilloheshin gjatë këtyre ditëve. Republikani ka humbur edhe mbështetjen e disa prej zyrtarëve më të lartë të partisë në të cilën bën pjesë, përfshirë  atë të Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, Paul Ryan, i cili është shprehur se nuk të bëjë më fushatë për Trump. Gjithashtu, miliarderi ka patur edhe përplasje në distancë me ish-kandidatin presidencial në zgejdhejt e vitit 2008, John McCain. Ekspertët janë shprehur se Trump duhet të bëjë një punë të jashtëzakonshme për të rikuperuar balancat elektorale, në kushtet kur data e zgjedhjeve sa vjen e afrohet.

 

Tags