Opozitarët sauditë: Regjimi mbretëror Al Saud duhet përmbysur
(last modified Tue, 17 Nov 2020 14:25:21 GMT )
Nëntor 17, 2020 15:25 Europe/Tirane
  • Opozitarët sauditë: Regjimi mbretëror Al Saud duhet përmbysur

Aktivistët dhe opozitarët e regjimit të Arabisë Saudite e kanë quajtur të pakorrigjuar dhe të pareformuar regjimin Al Saud dhe kanë kërkuar përmbysjen e këtij regjimi.

Faqja informative “Arabi 21” njoftoi se aktivistët e të drejtave të njeriut dhe opozitarët politikë të regjimit Al Saud jashtë vendit ditën e martë kanë publikuar një deklaratë në të cilën kanë deklaruar: “Regjimi shtetëror aktual i Arabisë Saudite me kryerjen e vrasjeve barbare, përhapjen e madhe të diskriminimit racor dhe me keqshfrytëzimin e dallimeve mes shkollave fetare, ka krijuar probleme të shumta në këtë vend. Regjimi Al Saud në periudhën e sundimit të Selman bin Abdulaziz dhe të Muhamed bin Selman ka devijuar edhe më shumë, prandaj nuk ka kurrfarë shprese te ky regjim dhe populli i Arabisë Saudite do ta ndërtojë një sistem politik të lirë i cili nuk do të mbështetet nga Amerika dhe Izraeli”.

Tags