Sanaa: Al-Kaeda dhe ISIS përdorin provincën Ma'rib si bazë për të sulmuar pjesë të tjera të Jemenit
(last modified Wed, 24 Feb 2021 08:56:01 GMT )
Shkurt 24, 2021 09:56 Europe/Tirane
  • Sanaa: Al-Kaeda dhe ISIS përdorin provincën Ma'rib si bazë për të sulmuar pjesë të tjera të Jemenit

Zyrtarët jemenas thonë se al-Kaeda dhe ISIS kanë përdorur Ma'rib si një bazë për të sulmuar provincat fqinje.

Sipas faqes së lajmeve Al-Masira, "Ahmed Hamed", kreu i presidencës së Jemenit, të martën në mbrëmje tha se al-Kaeda dhe grupi ISIS kishin ngritur një bazë për të sulmuar të gjithë Jemenin, dhe prej andej, nën komandën e një oficeri saudit dërgon autobomba dhe skuadra vrasjesh. Hamid tha pse askush nuk shqetësohet për mbylljen e aeroportit të Sanaa, e cila ka rezultuar në vdekjen e mijëra pacientëve dhe pse ata nuk janë të shqetësuar për konfiskimin e cisternave që drejtohen për në Jemen nga Arabia Saudite, e cila ka mbyllur të gjitha pjesët vitale të Jemenit, ndërsa për elementët e al-Kaidës dhe ISIS, i cili ka pushtuar qytetin Ma'rib ata dërgojnë pajisje dhe komandantë." Ai tha se Kombet e Bashkuara, Këshilli i Sigurimit dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të shqetësohen për rrethimin shtypës të popullit jemenas, në vend që të shqetësohen për terroristët e ISIS të cilët së fundmi po marrin pjesë në luftën kundër ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit në qytetin Ma'rib dhe po lufton së bashku me elementët e partisë Al-Islah dhe ushtrisë Saudite kundër Forcave Popullore të Jemenit.

Tags