Linja direkte nga Tel Avivi në Mekë; Premtimi zgjedhor i Netanyahut
(last modified Sun, 21 Mar 2021 06:26:05 GMT )
Mars 21, 2021 07:26 Europe/Tirane
  • Linja direkte nga Tel Avivi në Mekë; Premtimi zgjedhor i Netanyahut

Kryeministri i regjimit sionist njoftoi hapjen e një linje direkte midis Tel Aviv dhe Mekës në prag të zgjedhjeve parlamentare në Palestinën e okupuar.

Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj, zgjedhjet parlamentare në Palestinën e okupuar janë planifikuar të zhvillohen në ditët e ardhshme, më 23 Mars, të cilat analistët i parashikojnë se do të shënojnë një ngërç të ri politik në Palestinën e okupuar. Pasi  Beniamin Netanyahu në prag të zgjedhjeve përballet me protesta për javë të tëra ku kërkohet dorëheqja e tij, ai premton të vendosë lidhje me Arabinë Saudite. Ai gjatë një fushate televizive njoftoi fillimin e një linje ajrore direkte midis Tel Avivit dhe Mekës. Netanyahu në deklaratat e tij ka pretenduar se nëse ai rizgjidhet kryeministër i Izraelit, marrëdhëniet midis Izraelit dhe Arabisë Saudite do të zgjerohen. Kryeministri aktual i regjimit sionist ka folur vazhdimisht për arritjen e marrëveshjes së kompromisit me vendet e tjera arabe të tilla si Arabia Saudite pas normalizimit të marrëdhënieve me vendet arabe si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni.  

Tags