Damasku: Mos lejoni që organizata ndërkombëtare të bëhet vegël e Amerikës
(last modified Wed, 07 Apr 2021 13:27:23 GMT )
Prill 07, 2021 15:27 Europe/Tirane
  • Damasku: Mos lejoni që organizata ndërkombëtare të bëhet vegël e Amerikës

Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në Këshillin e Sigurimit të OKB ka kërkuar nga vendet e botës që të mos lejojnë Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike të shndërrohet në një vegël të Amerikës dhe aleateve të saj për të ushtruar presion dhe për të sulmuar anëtarët e tjerë të kësaj organizate siç është Siria.  

Agjencia e lajmeve IRNA Basam Sabagh të martën në mbrëmje në takimin online të Këshillit të Sigurimit të OKB, ka thënë: “Projektrezoluta e Francës dhe e shteteve perëndimore e cila është paraqitur në konferencën e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, edhe një herë vërtetën qëllimin armiqësor të disa shteteve kundër Sirisë. Siria dënon ashpër përpjekjet e dështuara të disa shteteve për publikimin e gënjeshtrave dhe paraqitjen e akuzave në lidhje me mosrespektimin e Sirisë ndaj marrëveshjes së Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike. Siria dënon përdorimin e armëve kimike në çfarëdo rrethanash dhe nuk ka përdorur kurrë armë të tilla. Damasku me seriozitet, sinqeritet dhe transparencë të plotë po bashkëpunon me sekretarinë profesionale të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi është shkatërrimi i depove të armëve kimike dhe qendra për prodhimin e tyre”.

Basam Sabagh duke iu drejtuar OKB, deklaroi: “Damasku kërkon ndëshkimin e Amerikës për shkak të krimeve të saj në qytetin Raka dhe shkeljes së hapur dhe agresore të sovranitetit të Sirisë me pretekst të kotë dhe të rrejshme për përdorimin e armëve kimike nga ana e Damaskut në rajonin Khan Shejkhun dhe për shkak të sulmeve raketore të vitit 2017 kundër bazës ajrore Al-Sha’irat”.

Tags