Forcat irakiane fillojnë një beteje të re kundër terroristëve takfiristë
(last modified Sat, 23 Apr 2022 12:59:50 GMT )
Prill 23, 2022 14:59 Europe/Tirane
  • Forcat irakiane fillojnë një beteje të re kundër terroristëve takfiristë

Shtabi i Operacioneve të Përbashkëta të ushtrisë së Irakut ka njoftuar për fillimin e fazës së dytë të operacioneve "Vullneti i Hekurt" kundër terroristëve takfiristë.

Operacionet e forcave ushtarake të Irakut kundër terroristëve po vazhdojnë në pjesë të ndryshme të këtij vendi dhe forcat irakiane kanë nisur një fazë të re të operacioneve të tyre ushtarake kundër elementëve të mbetur të grupit terrorist ISIS.

Agjencia e irakiane e lajmeve NINA njoftoi se komanda e Shtabit të Operacioneve të Përbashkëta të Irakut njoftoi sot, të shtunën, fillimin e fazës së dytë të operacionit "Vullneti i Hekurt" në Irakun perëndimor.

Operacioni po kryhet me një pjesëmarrje të madhe të forcave irakiane të sigurisë, duke përfshirë rojet kufitare, forcat e mobilizimit popullor "Hashd Sha'bi", forcat antiterroriste, forcat e reagimit të shpejtë dhe forcat ajrore të ushtrisë irakiane.

Sipas këtij burimi, qëllimi i këtij operacioni është inspektimi dhe pastrimi i zonave të ndryshme të Irakut nga terroristët.

Ndërkohë kryeministri irakian kërcënoi terroristët e grupit takfirist ISIS me më shumë sulme dhe me vrasjen e kreut të ri të këtij grupi terrorist.

Sipas agjencisë së lajmeve Shafaq News, të shtunën, kryeministri irakian Mustafa Al-Kadhimi gjatë vëzhgimit të fazës së dytë të operacioneve "Vullneti i Hekurt" në pjesën perëndimore të provincës Al-Anbar të Irakut dhe gjatë takimit me drejtuesit e këtij operacioni dhe forcave të sigurisë, deklaroi: "Sot, ushtria e Irakut po shënon fitore pas fitore, ndërsa terroristët e ISIS po pësojnë disfatë pas disfate".

Al-Kadhimi theksoi: "Udhëheqësit e grupit terrorist ISIS po vriten dhe shkatërrohen njëri pas tjetrit nga forcat tona dhe për ata nuk ka alternativë tjetër, përveç vdekjes".

Tags