Pakistani përsëri kundërshton vendosjen e marrëdhënieve me regjimin sionist
(last modified Sun, 25 Sep 2022 12:35:38 GMT )
Shtator 25, 2022 14:35 Europe/Tirane
  • Pakistani përsëri kundërshton vendosjen e marrëdhënieve me regjimin sionist

Në hijen e përpjekjeve të disa shteteve reaksionare arabe për të normalizuar marrëdhëniet me regjimin sionist, qeveria e Pakistanit edhe një herë kundërshtoi në mënyrë të prerë normalizimin e marrëdhënieve me regjim sionist.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Bilal Bhutto Zardari, ministri i punëve të jashtme të Pakistanit, në një konferencë për shtyp në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, duke kundërshtuar çdo normalizim të marrëdhënieve me regjimin sionist, theksoi se qëndrimi i vendit të tij për çështjen palestineze është shumë i qartë dhe nuk ka ndryshuar asgjë.
Zardari shtoi se zyra e tij në një deklaratë të enjten e kaluar, ka hedhur poshtë spekulimet për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist dhe ka theksuar se çështje të tilla nuk kanë të bëjnë fare me qeverinë pakistaneze.
Para kësaj, mediat e regjimit sionist kishin pohuar se autoritetet pakistaneze në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, nuk e kanë njohur regjimin sionist dhe gjithmonë në politikën e jashtme të Islamabadit e kanë konsideruar si parim vendimtar mbështetjen ndaj popullit të shtypur palestinez kundër këtij regjimi.
Qeveria e Pakistanit gjithmonë thekson se qeveria dhe populli i Pakistanit do të vazhdojnë të mbështesin popullin e shtypur të Palestinës dhe luftën e tyre për të fituar të drejtën e sovranitetit dhe vetëvendosjes.
Më herët mediat e regjimit sionist kishin pohuar se zyrtarët pakistanezë kishin shkuar në territoret e pushtuara palestineze në vitin 2021 për të normalizuar marrëdhëniet me këtë regjim, gjë që Islamabadi e ka hedhur poshtë.

Tags