Shahbaz Sharif qëndron pas atentatit të dështuar të Imran Khan
(last modified Sun, 06 Nov 2022 05:29:29 GMT )
Nëntor 06, 2022 06:29 Europe/Tirane
  • Shahbaz Sharif qëndron pas atentatit të dështuar të Imran Khan

Partia Tehreek-e-Insaf (PTI), një ditë pas atentatit me vdekje të ish-kryeministrit Imran Khan, në një deklaratë zbuloi autorët e atentatit.

Sipas Reuters, Partia Tehreek-e-Insaf e Pakistanit, e cila drejtohet nga Imran Khan, ish-kryeministri i këtij vendi, shpalli emrat e tre personave, përfshirë kryeministrin aktual të Pakistanit, si elementë që qëndrojnë pas atentatit të dështuar kundër Imran Khan. Sekretari i Përgjithshëm i partisë së Pakistanit Tehreek-e-Insaf, e cila drejtohet nga Imran Khan, ka shpallur tre të dyshuar, duke përfshirë Shahbaz Sharif, kryeministri aktual, Rana Sanaullah, Ministri i Brendshëm dhe gjenerali Faisal Naseer, një komandant i lartë ushtarak pakistanez, të cilët ishin të përfshirë në vrasjen e dështuar të Imran Khan. Në fjalimin e tij të parë pas atentatit, Imran Khan tha: Më qëlluan katër herë. Kam informacione se 4 persona kanë planifikuar të më bëjnë atentat. Imran Khan, ish-kryeministri i Pakistanit, u sulmua të enjten dhe si pasojë e këtij atentati të dështuar, ai u plagos në këmbë. Ndërkohë, kryeministri pakistanez Shahbaz Sharif në një fjalim deklaroi: “Nëse Imran Khan vërteton se unë kam qenë i përfshirë në vrasjen e tij, unë do të jap dorëheqjen nga posti im”.

Tags