Princat sauditë, tregtarë të lëndëve narkotike në Lindjen e Mesme
(last modified Sun, 13 Nov 2022 14:38:18 GMT )
Nëntor 13, 2022 15:38 Europe/Tirane
  • Princat sauditë, tregtarë të lëndëve narkotike në Lindjen e Mesme

Një burim saudit ka njoftuar për rritjen në masë të konsiderueshme të përdorimit të lëndëve narkotike në Arabinë Saudite dhe implikimin e princave sauditë në importimin e lëndëve narkotike në këtë vend.

Faqja informative "Al-Khalixh Al-Xhadid" njoftoi se Arabi Saudite mes viteve 2015-2019, ka realizuar zbulimin e më shumë se 45% të sasisë lëndëve narkotike të llojit Amfatomin e njohur me emrin "Koptagon" në botë dhe anëtarët e familjes mbretërore dhe forcat e sigurisë së Arabisë Saudite janë të implikuar në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Arabia Saudite sipas këtij burimi, konsiderohet konsumatori më i madh i lëndëve narkotike në Azinë Perëndimore dhe ndër konsumatorët më të mëdhenj në botë të lëndëve narkotike. Në bazë të ligjit të zakonshëm të këtij vendi, konsumimi i lëndëve narkotike dhe trafikimi i tyre dënohet me ekzekutim me vdekje, mirëpo ky ligj vlen vetëm për qytetarët e thjeshtë dhe emigrantët që kanë ardhur nga vendet e tjera, por jo edhe për anëtarët e familjes mbretërore të cilët janë të liruar nga hetimet gjyqësore.

Konsumimi i lëndëve narkotike sidomos në mesin e meshkujve dhe femrave të reja të moshës 18-29 vjet në zonat urbane të Arabisë Saudite është duke u rritur për çdo ditë e më tepër dhe mbi 60% e narkomanëve në këtë vend i përkasin këtij grupi të moshave.

Mediat lokale pretendojnë se Arabia Saudite është bërë objektiv e bandave kriminele ndërkombëtare të lidhura me organizatat e armikut të cilat po bëjnë përpjekje të shkatërrojnë strukturën shoqërore të këtij vendi nëpërmjet lëndëve narkotike dhe të dobësojnë vlerat islame.

Pavarësisht pretendimeve të Arabisë Saudite për ndërhyrjen e huaj, figurat kryesore të trafikimit të lëndëve narkotike, mbështetësit financiarë dhe drejtuesit lokal dhe rrjetet për shpërndarjen e lëndëve narkotike; të gjithë janë shtetas të Arabisë Saudite. Kritikët e akuzojnë Muhamed bin Selman se ka dorë në vërshimin e lëndëve narkotike në këtë vend me qëllim që t'i mbajë larg të rinjtë nga politika dhe t'i devijojë ata nga kërkesat për më shumë të drejta, sidomos duke arrestuar figurat intelektuale, reformatore dhe opozitare dhe duke shkatërruar qendrat për konsultimin e të rinjve.  

Tags