Damasku: Embargoja dhe pushtimi i huaj është një pengesë për çminimin në Siri
(last modified Sat, 26 Nov 2022 06:50:40 GMT )
Nëntor 26, 2022 07:50 Europe/Tirane
  • Damasku: Embargoja dhe pushtimi i huaj është një pengesë për çminimin në Siri

Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në organizatat ndërkombëtare në Gjenevë, duke përmendur bombat dhe eksplozivët e shpërthyera në vendin e tij, theksoi se sanksionet e njëanshme dhe pushtimi i Sirisë nga vendet e huaja janë një pengesë e madhe për operacionet e çminimit.

Në deklaratën e tij në takimin e 20-të të shteteve anëtare të Konventës për Ndalimin e Përdorimit, Grumbullimit dhe Transferimit të Minave Tokësore, Hossam al-Din Ala bëri thirrje për heqjen e pakushtëzuar të sanksioneve mizore dhe të njëanshme perëndimore kundër Damaskut dhe mbështetje për përpjekjet e Sirisë për të pastruar plotësisht tokën e saj nga terrorizmi, minat tokësore dhe okupimi. Ala tha: Prania e Sirisë në këtë takim është një konfirmim i prioritetit që i është dhënë për të shpëtuar jetën e qytetarëve të saj nga rreziqet e minave dhe eksplozivëve të mbetur nga grupet e armatosura terroriste në zonat nën kontrollin e tyre gjatë luftës së këtyre grupeve kundër Sirisë. Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në organizatat ndërkombëtare në Gjenevë gjithashtu njoftoi heqjen e më shumë se 50,000 bombave të shpërthyera, 84,000 municioneve jofunksionale dhe neutralizimin e 45,000 minave të ndryshme dhe pastrimin e më shumë se 55 hektarëve nga minat tokësore dhe municionet e tjera në vendin e tij.

Tags