Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes së Sirisë për sulmin e regjimit sionist në aeroportin e Alepos
(last modified Wed, 22 Mar 2023 14:57:08 GMT )
Mars 22, 2023 15:57 Europe/Tirane
  • Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes së Sirisë për sulmin e regjimit sionist në aeroportin e Alepos

Ministria e Mbrojtjes së Sirisë njoftoi se ky sulm ka shkaktuar disa dëme materiale dhe financiare në aeroportin e Alepos.

Në vitet e fundit, regjimi sionist ka sulmuar vazhdimisht Damaskun dhe zona të ndryshme të Sirisë nga ajri, sulme këto që zakonisht janë zmbrapsur nga përgjimi në kohë i mbrojtjes ajrore siriane në shumicën e këtyre sulmeve.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Sirisë në një deklaratë për media të mërkurën, bëri të ditur se armiku izraelit shënjestroi Aeroportin Ndërkombëtar të Aleppos me disa raketa nga Deti Mesdhe në perëndim të provincës Latakia mëngjesin e sotëm.

Në vazhdim të deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes së Sirisë, thuhet se ky sulm i ka shkaktuar vetëm disa dëme materiale në aeroportin e Alepos.

Burimet lokale në Siri raportuan se dëgjuan zhurmën e disa shpërthimeve masive në qiejt e Alepos dhe provincës Latakia. Korrespondenti i kanalit televizivë Al Jazeera në Siri, duke cituar burime vendase, raportoi gjithashtu se zhurmat e shpërthimeve në Alepo lidhen me sulmin ajror të regjimit sionist në aeroportin ndërkombëtar të këtij qyteti.

Pak minuta më vonë edhe agjencia e lajmeve Sputnik, duke cituar një burim sigurie, raportoi se mbrojtja ajrore siriane po i përgjigjet sulmit të regjimit sionist. Ky sulm ka ndodhur ndërkohë që rreth pesëmbëdhjetë ditë më parë, avionët luftarakë të regjimit sionist kanë vënë në shënjestër Aeroportin Ndërkombëtar të Alepos që si pasojë e dëmeve të shkaktuar, është pezulluar aktiviteti i këtij aeroporti.

Tags