Të burgosurit palestinezë fillojnë grevën e urisë “Liri apo Martirizim”.
(last modified Wed, 22 Mar 2023 15:14:09 GMT )
Mars 22, 2023 16:14 Europe/Tirane
  • Të burgosurit palestinezë fillojnë grevën e urisë “Liri apo Martirizim”.

Lëvizja e të Burgosurve Palestinezë shpalli fillimin e grevës së urisë "Liri ose Martirizim" në burgjet e regjimit sionist  dhe deklaroi: "Ne nuk do ta ndalim këtë betejë nëse nuk përmbushen të gjitha qëllimet e saj".

Në vitet e fundit, të burgosurit palestinezë në burgjet e regjimit sionist kanë qenë shumë herë në grevë urie për të drejtat e tyre. Në vitin 2019, më shumë se 400 të burgosur palestinezë refuzuan të hanin ushqim për 9 ditë në shenjë proteste për kushtet e tyre mizore të paraburgimit.

Qendrës Informative e Palestinës të mërkurën njoftoi se Lëvizja e të Burgosurve Palestinez njoftoi se organizata sioniste e burgjeve ka transferuar një numër të burgosurish palestinezë në një vend të panjohur pas vendimit të tyre për të marrë pjesë në grevën e urisë "Liri ose Martirizim".

Kjo lëvizje përmes një komunikate ka njoftuar se sot ka filluar beteja për "Liri apo Martirizim" dhe të burgosurit palestinezë kanë theksuar: "Ne nuk do ta ndalojmë këtë betejë nëse nuk i arrijmë të gjitha qëllimet e saj".

Në të njëjtën kohë, Ministria e të Burgosurve dhe të Liruarve të Palestinës gjithashtu ka deklaruar: "Veprimi i organizatës së burgjeve të regjimit sionist për transferimin dhe mbylljen në qeli të një numri të madh të të burgosurve palestinezë po bëhet me qëllim të intensifikimit të qëndrimeve të lëvizjes së të burgosurve palestinezë dhe ndarjen e krerëve të kësaj lëvizje nga të burgosurit e tjerë për të reduktuar përmasat e kësaj greve brenda në burgjet e regjimit sionist".

Tags