2 dëshmorë në sulmin e katërt të regjimit sionist në Siri
(last modified Tue, 04 Apr 2023 07:25:39 GMT )
Prill 04, 2023 09:25 Europe/Tirane
  • 2 dëshmorë në sulmin e katërt të regjimit sionist në Siri

Në sulmin e katërt në territorin sirian në gjashtë ditët e fundit, avionët e regjimit sionist shënjestruan objektiva pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Damaskut, si pasojë e të cilave 2 civilë ranë dëshmorë.

Sipas agjencisë shtetërore siriane të lajmeve (SANA), thuhet se mbrojtja ajrore e ushtrisë siriane ka kapur shumicën e raketave armiqësore. Pas kësaj, gazeta sioniste Yedioth Aharonot pretendoi se avionët e regjimit terrorist sionist po sulmojnë sërish Damaskun. Një burim i inteligjencës sioniste gjithashtu raportoi se këto sulme kishin në shënjestër një objekt të mbrojtjes ajrore në provincën "Al-Sweida", si dhe zonat Qasyon dhe Al-Kusavah. Ky është sulmi i katërt i regjimit sionist në territorin sirian në 6 ditët e fundit. Gjatë ditëve të kaluara, regjimi sionist sulmoi Damaskun, Homsin dhe Alepon. Sulmet ajrore të regjimit izraelit po ndodhin në një kohë kur qeveria siriane u ka dërguar letra Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke dënuar këto sulme dhe duke u kërkuar atyre të ndalojnë të tilla sulme.

Tags