Sana'a: 85 persona vdiqën për shkak të mbipopullimit
(last modified Thu, 20 Apr 2023 06:24:44 GMT )
Prill 20, 2023 08:24 Europe/Tirane
  • Sana'a: 85 persona vdiqën për shkak të mbipopullimit

Për shkak të dendjes së madhe të turmës së mbledhur përpara pikës së shpërndarjes së ndihmave humanitare të një biznesmeni në Sana'a, një numër i madh njerëzish vdiqën nga mbytja ose shkelja e tyre.

Sipas IRNA, "Abdul Khaliq Al-Ajri", zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Jemenit, tha: "Incidenti ndodhi në Sana'a ndërsa qindra njerëz ishin mbledhur për të marrë ndihmën financiare të organizuar nga biznesmenët". Mësohet se si pasojë e këtij incidenti janë vrarë 85 persona dhe mbi 322 veta janë plagosur, ndërsa 13 prej tyre janë në gjendje të rëndë. “Mehdi Al-Mashat”, kreu i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, urdhëroi që të formohet një komision i përbërë nga Ministria e Brendshme, Siguria, Inteligjenca, Gjyqësori dhe Prokuroria Publike për të hetuar këtë incident. Një numër zyrtarësh të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit vizituan vendin e këtij incidenti dhe u informuan nga afër për këtë incident. Me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa vendeve të tjera, Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 ka kryer agresion ushtarak kundër Jemenit dhe ka bllokuar vendin nga toka, deti dhe ajri. Sipas burimeve të OKB-së, zhvillimet në Jemen dhe sulmet e koalicionit saudit deri në fund të vitit 2021 kanë vrarë me mijëra njerëz dhe kanë shkaktuar më shumë se 126 miliardë dollarë dëme në infrastrukturën dhe ekonominë e vendit. Për këtë tani 80% e popullit jemenas kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Tags