Zbatimi i planit special të sigurisë për ceremoninë e Arbainit në Qerbela
(last modified Mon, 14 Aug 2023 07:39:10 GMT )
Gusht 14, 2023 09:39 Europe/Tirane
  • Zbatimi i planit special të sigurisë për ceremoninë e Arbainit në Qerbela

Zëdhënësi i komandës së operacionit Qerbela njoftoi kontrollin e plotë të kufijve administrativë dhe zonave të shkretëtirës të provincës së Qerbelasë për të garantuar sigurinë e pelegrinëve të ceremonisë së Arbainit të imam Hosseinit (as).

20 Safar 1445 Hixhri është Arabaini apo të dyzetat e martirizimit të Hazretit Imam Hossein (as), Imamit të tretë të shiitëve të botës dhe shokëve të tij besnikë në shkretëtirën e Qerbelasë.  Sipas agjencisë zyrtare irakiane të lajmeve (INA), “Fahm al-Kariti”, drejtori i njësisë së mediave të shtabit të operacionit të Qerbelasë, tha: “Me mbikëqyrjen në terren të shtabit të operacionit, ky shtab po kryen një. operacion parandalues për sigurimin e kufijve administrativë në provincën e Qerbelasë në kuadër të operacionit për të garantuar sigurinë e haxhinjve të Arbainit të Imam Huseinit (as). Drejtori i njësisë së mediave të shtabit të operacionit Qerbela deklaroi: Kemi vendosur grupe pune të caktuara për të garantuar sigurinë e Arbainit dhe kemi hartuar një plan që do të fillojë më 27 Muharrem dhe do të vazhdojë deri më 10 Safar. Ky zyrtar irakian deklaroi: Në këtë plan kanë kontribuar të gjitha ministritë dhe organet e qeverisë dhe në këtë plan do të ndihmojnë edhe njësitë e mjekësisë dhe anti-eksplozivë nga Ministria e Brendshme dhe e Mbrojtjes të cilët do të dërgojnë edhe forca për të forcuar situatën e sigurisë. Çdo vit, miliona shiitë nga Iraku dhe vende të tjera marrin pjesë në ceremoninë e Arbainit të imam Hosseinit (as)  nën masa të rrepta të sigurisë në provincën Qerbela.

Tags