OKB: Jemi në pragun e një cunami humanitar në Gaza
(last modified Sat, 02 Dec 2023 18:51:26 GMT )
Dhjetor 02, 2023 19:51 Europe/Tirane
  • OKB: Jemi në pragun e një cunami humanitar në Gaza

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmën për refugjatët palestinezë (UNRWA) thotë se asnjë ndihmë nuk ka arritur në Gaza që nga përfundimi i armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit të premten në mëngjes.

Juliette Touma, zëdhënësja e UNRWA-s duke folur për mediat tha: Ajo për të cilën kemi frikë është që të kthehemi aty ku ishim në javët e para ku kishte një ndalim absolut, një rrethim hermetik, në Rripin e Gazës, me pasoja që vazhdojnë të ndihen edhe sot.

Ajo shtoi se ka përpjekje për të rinovuar dhënien e ndihmës humanitare dhe bëri thirrje për një armëpushim.

“Ne jemi në pragun e një cunami humanitar të krijuar nga njeriu në Rripin e Gazës”, shtoi Juliette Touma.

 

Tags