Banorët e Gazës nuk kanë ushqim për muajin e Ramazanit
(last modified Wed, 13 Mar 2024 09:12:39 GMT )
Mars 13, 2024 10:12 Europe/Tirane
  • Banorët e Gazës nuk kanë ushqim për muajin e Ramazanit

Përfaqësuesi palestinez në Organizatën e Kombeve të Bashkuara tha të martën se banorët e Gazës nuk kishin ushqim për muajin e Ramazanit dhe se Izraeli po kërkon ta bëjë Gazën të pabanueshme.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Rijad Mansour, përfaqësuesi i Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara tha të martën se banorët e Gazës nuk kanë ushqim për muajin e Ramazanit dhe se Izraeli, duke kryer krime kundër palestinezëve, nuk e respekton muajin e Ramazanit.

Ai shtoi: "E vetmja mënyrë për t'u dhënë fund vuajtjeve të palestinezëve dhe për t'i kthyer pengjet izraelite në familjet e tyre është një armëpushim i menjëhershëm".

Më tej, Mansour tha: "Qëllimi i Izraelit është të shpërngulë popullin palestinez dhe ta bëjë Rripin e Gazës të pabanueshëm".

Ndërkohë, Philippe Lazzarini, kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), duke theksuar se numri i fëmijëve të vrarë gjatë katër muajve të luftës në Gaza është i tmerrshëm, tha: "Madje edhe gjatë të gjitha luftërave që kanë ndodhur në botë gjatë katër viteve të fundit, nuk është vrarë një numër kaq i madh fëmijësh".

Sipas rrjetit Al-Jazeera, Lazzarini shpërndau disa të dhëna në llogarinë e tij në rrjetin social X (ish-Twitter), sipas të cilave "më shumë se 12,300 fëmijë u vranë në Gaza midis tetorit 2023 dhe shkurtit 2024; ndërkohë që në të gjitha konfliktet që kanë ndodhur në botë gjatë katër viteve të fundit (nga viti 2019 deri në vitin 2023), kanë humbur jetën 12,193 fëmijë".

 

Tags