Hezbollahu: E ardhmja do të ndryshojë pas përgjigjes së Iranit
(last modified Tue, 23 Apr 2024 08:27:01 GMT )
Prill 23, 2024 10:27 Europe/Tirane
  • Hezbollahu: E ardhmja do të ndryshojë pas përgjigjes së Iranit

Sejed "Hashim Safiuddin", kreu i këshillit ekzekutiv të Hezbollahut libanez, të hënën tha: E ardhmja [e rajonit] do të ndryshojë pas stuhisë Al-Aksa dhe përgjigjes ndëshkuese të Iranit.

Sipas IRNA, duke cituar faqen e lajmeve "Al-Ahed" të Libanit, Safiuddin, i cili po fliste në ceremoninë përkujtimore të dy dëshmorëve të Rrugës së Shenjtë në rajonin Al-Baqaa, shtoi:  Shikoni se si armiku sionist po e trajton reagimin e Iranit dhe askush nuk thotë se Amerika i bëri presion Izraelit dhe i kërkoi Tel Avivit që të mos i japë një përgjigje të fortë Teheranit, sepse rezultatet dhe pasojat e kësaj përgjigjeje nuk janë të garantuara dhe është e mundur që vendet e rajonit të përballen me pasoja që nuk janë të qarta. Ai vazhdoi: Nëse Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara do ta dinin se sulmi ndaj Republikës Islamike nuk do të pritej me një përgjigje të fortë nga pala iraniane, ata do t'i përgjigjeshin sulmit të Teheranit ndaj Izraelit dhe amerikanët dhe Evropa të gjithë do ta mbështesnin këtë sulm të Izraelit ndaj Iranit, sepse të gjithë ata, ashtu sic janë angazhuar në thurjen e komploteve dhe mashtrimve kundër rezistencës palestineze dhe të gjitha lëvizjeve të rezistencës në rajon, janë në të njëjtën linjë edhe kundër Republikës Islamike. Safiuddin theksoi:  Duke kryer operacione ndëshkuese kundër Izraelit, Republika Islamike shkatërroi të gjitha komplotet dhe ekuacionet e ndërthurura të këtij regjimi që kishte thurur gjatë viteve të fundit. Kreu i këshillit ekzekutiv të Hezbollahut në Liban tha:  Pak nga pak, armiku po ndihet i pafuqishëm dhe po e sheh se kthimi i kolonëve në veri të Palestinës së pushtuar është bërë një çështje e pamundur dhe kjo është ajo që ne donim të ndodhte. Ky zyrtar i Hezbollahut shtoi:  Armiku duhet ta dijë se rezistenca nuk vendosi ta zgjerojë luftën, megjithëse ishte gati për këtë, por rezistenca hyri në betejë duke u bazuar në mbështetjen e popullit të shtypur të Gazës dhe për shtatë muaj ka luftuar në një front 100 km të gjatë që është një çështje e paprecedentë. Në fund, Safiuddin tha:  Pas operacionit të Stuhisë Al-Aksa dhe sulmit të qartë dhe të hapur të Iranit (Premtimi i Vërtetë) ndaj regjimit sionist, e ardhmja do të ndryshojë në shumë çështje dhe ne duhet të jemi gati për atë moment.