Miratimi i draftit të anëtarësimit të plotë të Palestinës në Kombet e Bashkuara
(last modified 2024-05-11T07:04:53+00:00 )
May 11, 2024 09:04 Europe/Tirane
  • Miratimi i draftit të anëtarësimit të plotë të Palestinës në Kombet e Bashkuara

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi të premten projekt-rezolutën që mbështet anëtarësimin e plotë të Palestinës në këtë organ.

Sesioni urgjent i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) për rezolutën palestineze "Të drejtat dhe privilegjet", e cila i kërkon Këshillit të Sigurimit të shqyrtojë në mënyrë të favorshme kërkesën e Palestinës për t'u bërë anëtari i 194-të i Kombeve të Bashkuara, ishte planifikuar për të premten. Palestina dhe grupi i vendeve arabe kishin paraqitur këtë projekt-rezolutë që do t'i japë Palestinës më shumë të drejta dhe privilegje në Kombet e Bashkuara. Palestina është aktualisht një vëzhgues joanëtar, por prej vitesh po përpiqet të bëhet anëtare e plotë e këtij organizmi ndërkombëtar. Kjo përpjekje muajin e kaluar u bllokua me veton e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB. Në votimin e projekt-rezolutës për anëtarësimin e plotë të Palestinës në Kombet e Bashkuara, 12 vende, përfshirë Rusinë, Kinën, Francën, Maltën, Slloveninë, Ekuadorin, Guajana, Japoninë, Mozambikun, Sierra Leonen dhe Algjerinë votuan në favor të kësaj rezolute. Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra abstenuan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën veton kundër rezolutës. Megjithatë, në mbledhjen e saj urgjente, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shqyrtoi draftin e kësaj rezolute, e cila nuk i jep Palestinës anëtarësimin e plotë, por i jep Palestinës më shumë të drejta dhe privilegje, si p. sh. anëtarësimi në organizata dhe institucione të ndryshme të OKB-së, gjë që Palestina deri më tani nuk ishte në gjendje ta bënte. Përfaqësuesi i Emirateve të Bashkuara Arabe, që përfaqëson grupin arab, paraqiti sërish projekt-rezolutën e anëtarësimit dhe i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së të "rishikonte" situatën në Palestinë dhe rekomandoi anëtarësimin e saj të plotë. Përfaqësuesi i Emirateve të Bashkuara Arabe bëri thirrje për "durim" pasi situata palestineze po diskutohet. Emiratet e Bashkuara Arabe vunë në dukje përpjekjet "e forta" për të ndarë çështjen Palestineze nga Izraeli dhe për të kundërshtuar zgjidhjen me dy shtete dhe tha se Asambleja e Përgjithshme duhet të përmbushë "kushtet e referencës" për paqen rajonale dhe anëtarësimin e Palestinës Kombet e Bashkuara dhe tha: Si një komunitet ndërkombëtar, ne kemi përgjegjësinë të mbështesim kushtet e dakorduara ndërkombëtarisht për t'i dhënë fund konfliktit, më e rëndësishmja zgjidhja me dy kombe bazuar në kufijtë e 4 qershorit 1967. Në një situatë ku shumica e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan për draftin e së drejtës së Palestinës për t'u njohur si shtet i pavarur palestinez në botë, qeveria amerikane edhe një herë, në një akt që cenon të drejtat e kombit palestinez, votoi kundër rezolutës për anëtarësimin e plotë të Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Tags