Princi i Kurorës Saudite njoftoi mundësinë e një atentati ndaj tij
(last modified Thu, 15 Aug 2024 08:21:16 GMT )
Gusht 15, 2024 10:21 Europe/Tirane
  • Princi i Kurorës Saudite njoftoi mundësinë e një atentati ndaj tij

Revista 'Politico' zbuloi: "Në bisedat private me zyrtarët amerikanë, Princi i Kurorës Saudite shprehu shqetësimin për mundësinë e një atentati ndaj tij të ngjashëm me vrasjen e Sadatit nëse normalizohen marrëdhëniet me Izraelin.

Portali i lajmeve 'Politico' raportoi se pavarësisht rreziqeve që kërcënojnë jetën e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite për shkak të normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin, ai ka shpallur gatishmërinë e vendit të tij për të hedhur bazat për nënshkrimin e një marrëveshjeje të madhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin.

Revista amerikane 'Politico', duke cituar një ish-zyrtar të qeverisë në Shtëpinë e Bardhë, zbuloi se “Mohammed bin Salman, në bisedat private me zyrtarët amerikanë, u ka komunikuar atyre frikën se mos pësojë të njëjtin fat si ai i ish-presidentit të Egjiptit, Anwar Sadat, në rast të normalizimit të marrëdhënieve me Tel Avivin.”

Sipas revistës 'Politico', Bin Salman ka bërë thirrje për formimin e një shteti palestinez me pretekstin e çfarëdolloj marrëveshjeje të mundshme me Tel Avivin.

Raportet tregojnë se Bin Salman, në bisedat e tij private ka thënë se "sauditët, ashtu si njerëzit e tjerë në Lindjen e Mesme, i kushtojnë rëndësi të madhe Çështjes Palestineze dhe nëse unë nuk i kushtoj vëmendje kësaj çështjeje të ndjeshme, pozicioni im si kujdestar i Vendeve të Shenjta do të dobësohet”.

Duhet përmendur se në muajt e kaluar, burime të ndryshme mediatike perëndimore kanë dhënë detaje të marrëveshjes së madhe dhe sekrete që do të lidhet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Arabisë Saudite, dhe ndoshta edhe regjimit sionist.

Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, Riadi dëshiron të nënshkruajë me Amerikën një marrëveshje në fushat e mbrojtjes dhe të sigurisë. Përveç kësaj, për të normalizuar marrëdhëniet me Tel Avivin, Arabia Saudite kërkon që ky regjim të angazhohet në një mënyrë për të njohur shtetin e Palestinës.

 

Tags