Reagimi i Hezbollahut me raketa dhe dron ndaj krimeve sioniste
(last modified Wed, 21 Aug 2024 18:48:31 GMT )
Gusht 21, 2024 20:48 Europe/Tirane
  • Reagimi i Hezbollahut me raketa dhe dron ndaj krimeve sioniste

Njëkohësisht me sulmet e ushtrisë sioniste në zonat kufitare dhe në Luginën Bekaa në Liban, të cilat rezultuan në martirizimin dhe plagosjen e disa qytetarëve libanezë, Hezbollahu libanez të mërkurën shënjestroi kazermat izraelite në rajonin Zariit.

Në përputhje me mbështetjen e palëkundur të kombit palestinez në Rripin e Gazës dhe në ndihmë të rezistencës së tij të guximshme, pasi vëzhguan ushtarët armiq izraelit dhe lëvizjet e një grupi ushtarësh izraelitë rreth kazermave në Zariit, luftëtarët e rezistencës islamike libanez sulmuan atje me artileri, deklaroi Hezbollahu i Libanit në një deklaratë të mërkurën.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Hezbollahu iu përgjigj sulmeve të avionëve të regjimit sionist në 3 zona në Libanin lindor, ku humbën jetën dhe plagosën 20 persona.

Si kundërpërgjigje ndaj këtyre sulmeve, Hezbollahu vuri në shënjestër me dhjetëra raketa bazën Tasnobar, bazën mbështetëse të regjimit sionist në Golanin e pushtuar, në një distancë prej rreth 15 kilometrash nga kufiri libanez.

Gjithashtu, në një tjetër operacion, Hezbollahu me një grup dronësh vetëvrasës shënjestroi selinë e forcave të sigurisë të regjimit sionist në veri të territoreve të pushtuara dhe selinë e forcave të Divizionit Al-Jalil, depot e mbështetjes dhe municioneve dhe një tubim oficerësh dhe ushtarësh të regjimit sionist.

Ndërkohë, dronët e ushtrisë sioniste sulmuan një makinë në rajonin Seida në jug të Libanit ku në këtë sulm terrorist ra dëshmor Khalil al-Makdeh, një nga komandantët e Brigadave të Martirëve Al-Aksa, dega ushtarake e Lëvizjes palestineze Fatah.

 

Tags