Al Jazeera: Arbaini i këtij viti u bë skenë e mbështetjes për popullin e Gazës
(last modified 2024-08-26T05:48:37+00:00 )
Gusht 26, 2024 07:48 Europe/Tirane
  • Al Jazeera: Arbaini i këtij viti u bë skenë e mbështetjes për popullin e Gazës

Në një raport për ceremoninë e Arbainit, Al Jazeera shkruante se Arbaini, i cili është një nga ngjarjet më të mëdha fetare në botë, u bë një arenë për të mbështetur popullin e Gazës kundër krimeve të regjimit sionist.

Në një raport, kanali Al Jazeera analizoi ceremoninë e Arbainit në Qerbela dhe shkroi se më shumë se 21 milionë myslimanë shi'itë morën pjesë në ceremoninë e Arbainit në Irak këtë vit me rastin e martirizimit të Imam Huseinit (a.s), nipit të Profetit Muhamed (s.a.v.s.).

Ky rrjet televiziv i Katarit vazhdoi duke shpjeguar detajet e ceremonisë së Arbainit duke cekur shfaqjen e dukshme të flamujve palestinezë nga pelegrinët në mes të luftës së Gazës, si shenjë e unitetit të myslimanëve kundër krimeve të Izraelit në Gaza.

Sipas autoriteteve irakiane, numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në ceremoninë e Arbainit arriti në 21,480,525 njerëz. Midis tyre ishin rreth 3.5 milionë pelegrinë iranianë.

Arba'ni është një nga tubimet më të mëdha fetare në botë dhe një ngjarje e madhe për myslimanët.

 

Tags