Raportuesi special i OKB-së bën thirrje për sanksione kundër regjimit sionist
(last modified 2024-09-09T08:00:09+00:00 )
Shtator 09, 2024 10:00 Europe/Tirane
  • Raportuesi special i OKB-së bën thirrje për sanksione kundër regjimit sionist

Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për të drejtën e ushqimit në një deklaratë të hënën në mëngjes bëri thirrje për bojkotimin e regjimit sionist.

Sipas raportit të IRNA nga Al-Jazeera, Michael Fakhri tha: (Regjimi) Izraeli jo vetëm që pengon hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, por gjithashtu shkatërron tokat palestineze dhe burimet ushqimore. Raportuesi special i OKB-së për të drejtën e ushqimit gjithashtu bëri thirrje për sanksione kundër regjimit sionist dhe presion ndaj mbështetësve të tij. Ai më parë në një raport të dhjetorit 2023 kishte njoftuar se banorët e Rripit të Gazës do të përbëjnë 80% të popullsisë së goditur nga uria në botë dhe në historinë e luftërave nuk ka asnjë të dhënë që një komb të ketë përjetuar uri me këtë ritëm. Raporti vjen ndërsa zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric të enjten theksoi se regjimi izraelit "si fuqi pushtuese në Rripin e Gazës" duhet të sigurojë që organizatat humanitare të mund të bëjnë punën e tyre në mënyrë efektive. Duke theksuar domosdoshmërinë e garantimit të aksesit të palestinezëve në ndihmat humanitare nga regjimi sionist si fuqi pushtuese në Rripin e Gazës, Dujarric tha: Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me homologët tanë izraelitë  për mënyrën se si të përmirësojmë sistemin e ndihmës.

Tags