Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut u kërkon vendeve që të sfidojnë ‘mospërfilljen e hapur’ të ligjit nga Izraeli
(last modified 2024-09-09T18:51:52+00:00 )
Shtator 09, 2024 20:51 Europe/Tirane
  • Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut u kërkon vendeve që të sfidojnë ‘mospërfilljen e hapur’ të ligjit nga Izraeli

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, ka bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të fushatës izraelite të gjenocidit në Rripin e Gazës të rrethuar.

"Përfundimi i luftës dhe shmangia e një konflikti të plotë rajonal është një përparësi absolute dhe urgjente," tha të hënën Turk në një fjalim në hapjen e takimit të  Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.

Ai tha se rreth 1.9 milionë njerëz janë zhvendosur me forcë në të gjithë Rripin e Gazës.

"Ndërsa numri aktual ka të ngjarë të jetë më i lartë, pothuajse 10,000 palestinezë mbahen në burgjet izraelite ose në objektet ushtarake, në mënyrë shumë arbitrare, dhe mbi 50 njerëz që kanë vdekur për shkak të kushteve çnjerëzore dhe keqtrajtimit."

Ai citoi një raport të lëshuar nga gjykata e lartë e OKB-së në korrik që e quajti të paligjshëm pushtimin e Palestinës nga Izraeli dhe tha se kjo situatë duhet "të adresohet në mënyrë gjithëpërfshirëse".

“Shtetet nuk duhet dhe nuk mund të pranojnë një shpërfillje të hapur të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë vendimet detyruese të Këshillit të Sigurimit  të OKB dhe urdhrat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë,” tha Volker Turk.

 

Tags