Tel Avivi nuk e lejoi Borrelin të hynte në territoret e pushtuara
(last modified 2024-09-13T07:33:40+00:00 )
Shtator 13, 2024 09:33 Europe/Tirane
  • Tel Avivi nuk e lejoi Borrelin të hynte në territoret e pushtuara

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, anuloi udhëtimin e tij në përgjigje të vendimit të Tel Avivit për të shtyrë udhëtimin e tij të planifikuar në territoret e pushtuara.

Sipas agjencisë së lajmeve Anatolia, Borrell ka shkuar në Egjipt dhe Liban gjatë një udhëtimi rajonal për të diskutuar tensionet aktuale rajonale mbi luftën e vazhdueshme të regjimit sionist në Rripin e Gazës. Borrell, në përgjigje të kësaj kërkese të ministrit të Jashtëm izraelit drejtuar ambasadorit të këtij regjimi në Bashkimin Evropian, ka bërë të ditur se ka vendosur të anulojë udhëtimin e tij në Tel Aviv. Zyrtari i politikës së jashtme të BE-së kishte njoftuar më herët se gjatë këtij udhëtimi rajonal planifikon të vizitojë regjimin sionist më 14 dhe 15 shtator. Sipas agjencisë së lajmeve Anatolia, zyrtari i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian në muajt e fundit ka kritikuar vazhdimisht veprimet e regjimit sionist ndaj palestinezëve dhe së fundi në takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimi Evropian ka propozuar një plan për të sanksionuar disa prej ministrave të këtij regjimi. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian në mars gjithashtu akuzoi Izraelin për përdorimin e urisë si armë kundër palestinezëve duke bllokuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.

Tags