Ministri i Jashtëm libanez: Krimet e Izraelit nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar
(last modified 2024-09-21T07:09:47+00:00 )
Shtator 21, 2024 09:09 Europe/Tirane

Sahab - Ministri i Jashtëm libanez deklaroi se regjimi mashtrues dhe shkelës i ligjit të Izraelit po injoron rezolutat ndërkombëtare.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, "Abdullah Bou Habib", ministri i Jashtëm libanez, në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar shpërthimin e pagerave në Liban dhe rreziqet e përshkallëzimit të konfliktit në rajon sidomos pas sulmeve të Izraelit ndaj civilëve të pafajshëm në Liban tha: Askush në botë nuk është më i sigurt. Bou Habib theksoi se shënjestrimi i mijëra pajisjeve të komunikimit në Liban nga Izraeli është një metodë e paprecedentë, brutale dhe një shembull i qartë i terrorizmit dhe krimeve të luftës, duke shtuar se regjimi sionist me këto sulme ka shkelur parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Ministri i Jashtëm libanez pohoi se sulmet e vazhdueshme izraelite në Liban mund të çojnë në një luftë rajonale të paprecedentë dhe shkatërruese. Regjimi sionist, në një lëvizje kriminale, të martën dhe të mërkurën (17 dhe 18 shtator) shpërtheu disa pajisje pager në Liban, duke shkaktuar shpërthime në rajone të ndryshme të Libanit, veçanërisht në Bejrut. Kjo çoi në martirizimin e 37 personave, përfshirë një vajzë të vogël dhe la rreth katër mijë të tjerë të plagosur.

Tags