12 dëshmorë e të plagosur në sulmin ajror të regjimit sionist në Damask
(last modified 2024-10-01T08:18:56+00:00 )
Tetor 01, 2024 10:18 Europe/Tirane
  • 12 dëshmorë e të plagosur në sulmin ajror të regjimit sionist në Damask

Si pasojë e sulmeve ajrore të ushtrisë pushtuese në zona të ndryshme të Damaskut, 3 civilë ranë dëshmorë dhe 9 të tjerë u plagosën, si dhe u shkaktuan dëme të mëdha në pronat personale të njerëzve.

Rrjeti televiziv Al-Mayadeen, duke cituar një burim ushtarak, njoftoi: "Të martën në mëngjes, armiku agresor sionist gjuajti disa raketa nga ana e lartësive të pushtuara të Golanit dhe shënjestroi disa pika në qytetin e Damaskut duke përdorur avionë luftarakë dhe dronë".

Burimi ushtarak shtoi: "Sistemet e mbrojtjes ajrore siriane kanë kapur dhe rrëzuar shumicën e raketave."

Më tej, burimi ushtarak theksoi: "Si pasojë e këtij sulmi, 3 civilë kanë rënë dëshmorë dhe 9 të tjerë janë plagosur, si dhe janë shkaktuar dëme të shumta në pronat personale të njerëzve."

Si pasojë e një sulmi ajror të regjimit sionist në Damask mëngjesin e së martës është martirizuar edhe gazetarja e njohur siriane, Safa Ahmed.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm sirian, Bassam Sabbagh, në një deklaratë gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke dënuar krimet terroriste të regjimit sionist kundër palestinezëve dhe kombit libanez, kërkoi garanci që ky regjim të mos i shpëtojë ndëshkimit nga vendet anëtare të kësaj organizate.

Ai tha se Siria dëshiron që shtetet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të ndërmarrin veprime për t'i dhënë fund agresionit të Izraelit kundër Palestinës, Sirisë dhe Libanit dhe t'i mbajnë përgjegjës pushtuesit për krimet e tyre, si dhe të sigurojnë që ata të mos i shpëtojnë ndëshkimit.

 

Tags