Izraeli vret 3 sirianë në një sulm ajror në një ndërtesë banimi
Tetor 02, 2024 20:46 Europe/Tirane
Izraeli ka vrarë 3 sirianë në një sulm ajror në një ndërtesë banimi në kryeqytetin sirian Damask.
Duke cituar burime ushtarake, agjencia siriane e lajmeve SANA tha të mërkurën se sulmi kishte në shënjestër një ndërtesë banimi në periferi të rajonit Mezzah në Damaskun perëndimor.
Tre persona u plagosën gjithashtu në këtë sulm.
Ushtria e regjimit goditi të njëjtën lagje të martën, duke vrarë të paktën gjashtë persona, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.