Hezbollahu: Zjarri i rezistencës në Haifa është vetëm fillimi
(last modified Fri, 11 Oct 2024 17:29:56 GMT )
Tetor 11, 2024 19:29 Europe/Tirane
  • Hezbollahu: Zjarri i rezistencës në Haifa është vetëm fillimi

Një zyrtar i lartë i Hezbollahut i përshkruan sulmet hakmarrëse të lëvizjes së rezistencës libaneze kundër qyteteve të mëdha në pjesën veriore të territoreve palestineze të pushtuara nga Izraeli si vetëm fillimi.

Kreu i Zyrës së Marrëdhënieve me Media të Hezbollahut, Haxhi Muhamed Afif bëri komentet para gazetarëve të premten në lidhje me sulmet që synonin qytetet Haifa, Safed dhe Acre. 

“Armikut ne i themi ‘ju keni parë vetëm një pjesë të aftësive tona’”, shtoi ai.

"Rezistenca është e gjallë dhe e fortë, stoku i saj strategjik është i paprekur dhe ka mijëra luftëtarë të gatshëm të martirizohen në mbrojtje të Libanit. "

Hezbollahu ka nisur qindra sulme hakmarrëse kundër territoreve të pushtuara që nga tetori i kaluar, kur regjimi izraelit filloi të intensifikonte sulmet e tij vdekjeprurëse kundër Libanit. Sulmet që kanë marrë një kthesë më vdekjeprurëse gjatë javëve të fundit kanë marrë jetën e më shumë se 2,000 njerëzve libanezë duke përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah. Duke trajtuar çështjen e agresionit izraelit, Afif denoncoi regjimin për shënjestrimin e zonave të banuara me pretekstin e rremë se ato përmbajnë depo armësh.Ndërkohë, ai e konsideroi ambasadën amerikane në kryeqytetin libanez Bejrut si bashkëpunëtore dhe të përfshirë në krimet izraelite kundër civilëve dhe mjekëve në Liban.

Zyrtari i Hezbollahut më në fund sulmoi Kombet e Bashkuara dhe komunitetin ndërkombëtar për dështimin për të ndërmarrë veprime të vërteta për të ndaluar mizoritë e regjimit izraelit.

Të premten, Hezbollahu njoftoi shënjestrimin e grumbullimeve të forcave izraelite në vendbanimet e Kfar Yuval dhe Margaliot në territoret e pushtuara, si dhe dy grumbullime të tjera në afërsi të fshatit Yaroun në Libanin jugor dhe kazermat Rawia të Telavivit në Lartësinë e Golanit të okupuar të Sirisë me  breshëri raketash dhe predha artilerie.

Një ditë më parë, mediat izraelite kishin raportuar se lëvizja kishte lëshuar rreth 200 raketa drejt pjesës veriore të territoreve palestineze të pushtuara nga Izraeli.

Tags