Mbyllen më shumë se 100 spitale dhe qendra mjekësore në Liban
(last modified Sun, 13 Oct 2024 08:35:53 GMT )
Tetor 13, 2024 10:35 Europe/Tirane
  • Mbyllen më shumë se 100 spitale dhe qendra mjekësore në Liban

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar mbylljen e dhjetëra spitaleve dhe qendrave mjekësore në Liban, për shkak të agresionit të regjimit sionist.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, cituar nga portali informativ "Arabi 21", Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se agresioni i regjimit sionist kundër Libanit ka shkaktuar mbylljen e pesë spitaleve dhe 100 qendrave shëndetësore në këtë vend.

Tedros Adhanom, drejtori i përgjithshëm i kësaj organizate ndërkombëtare, theksoi: "Në mesin e 207 qendrave mjekësore në zonat e konfliktit në Liban, 100 qendra janë mbyllur për shkak të përshkallëzimit të tensioneve. Gjithashtu janë mbyllur edhe pesë spitale për shkak të ashpërsisë së dëmeve të shkaktuara nga sulmet në këtë vend."

Ai theksoi nevojën e ndalimit të sulmeve kundër punonjësve shëndetësorë në Liban dhe vuri në dukje martirizimin e afro 100 prej tyre.

Adhanom shtoi: "Numri i të plagosurve është në rritje dhe sistemi shëndetësor libanez po përballet me kushte të vështira, për shkak të fuqisë punëtore të kufizuar."

Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se numri i qendrave mjekësore në këtë vend arrin në 311, dhe duke krahasuar këto shifra, një e treta e qendrave të përmendura janë mbyllur për shkak të sulmeve të regjimit sionist.

 

Tags